Arsimtarë e arsimdashës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë të Bulqizës u mblodhën sot në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Bulqizë me rastin e 7 marsit, festës së mësuesit.

Arsimtarë e arsimdashës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë të Bulqizës u mblodhën sot në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Bulqizë me rastin e 7 marsit, festës së mësuesit.
Në këtë aktivitet, me moton “Një mësues i madh kap një dorë, hap një mendje dhe prek me zemër”, u vlerësua kontributi në edukimin e shumë brezave në Bulqizë i 18 mësuesve që kanë dalë në pension gjatë tre viteve të fundit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi figurën e mësuesit si të pazëvendësueshme për rolin që ka në shoqëri.
“Dy-tre vitet e fundit kanë qenë vite të vështira për mbarë shoqërinë globale. Vite pandemie të mbushura me frikë dhe paqartësi se ç’mund të sillte e nesërmja për gjithkënd. Por ju, me shumë sakrificë dhe përkushtim, e treguat edhe njëherë shenjtërinë e këtij profesioni. Me një përgjegjshmëri të pashoqe, e vazhduat punën duke rrezikuar gjithçka tuajën.
Ndaj, më lejoni që sot, me rastin e 7 marsit të shpreh mirënjohjen time ndaj gjithsecilit nga ju, ndaj mësuesve të mi nga klasa e parë e deri në përfundim të shkollimit tim, për çdo sakrificë që keni treguar dhe dashuri që keni përcjellë.”, tha ai ndër të tjera.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
✅#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin janar 2022.
✅#Vendim për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare.
✅#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për familjarët banesa e të cilëve është djegur.
✅#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për znj.Emanuela Xholi.
✅#Vendim për miratimin e parashikimit të të ardhurave të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.
✅#Përmirësimi i sistemit të ujitjes në bujqësi.

Është përuruar sot hapja e qendrës së re shëndetësore në NjA Zerqan.

Është përuruar sot hapja e qendrës së re shëndetësore në NjA Zerqan.
Kjo qendër u ndërtua nga fillimi dhe është kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura për shërbime të kësaj natyre brenda të gjitha standardeve të nevojshme. Projekti u realizua falë financimit të Fondacionit Mirësia.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Drejtori i Fondacionit Mirësia për Zyrën e Ballkanit, z. Isa Edh Dhuadi, Drejtori i Fondacionit, z.Korab Kaja, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të sektorit të shëndetësisë, si edhe banorë të zonës.
Z.Alla shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të Fondacionit Mirësia, duke e vlerësuar partneritetin e tyre si shumë të rëndësishëm për nevojat e banorëve të Zerqanit.

Ka përfunduar investimi në qendrën shëndetësore të fshatit Çerenec i Poshtëm.

Ka përfunduar investimi në qendrën shëndetësore të fshatit Çerenec i Poshtëm.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka vizituar nga afër investimet në këtë qendër, e ndërtuar nga fillimi dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme dhe brenda të gjitha standardeve për këtë lloj shërbimi.
Kjo qendër u ndërtua falë partneritetit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e cila përmes #ProjektitHAP po bashkëpunon në ndërtimin e disa qendrave të ngjashme.
Gjatë vititt 2022, pritet që në bashkëpunim me partnerë të tjerë të ndërtohen edhe mbi 10 qendra të tjera shëndetësore në po kaq fshatra, kudo që ka nevojë për një shërbim të tillë.
AlbaniaUSA