Tetori i Librit

📅 10 Tetori do të bëhet pjesë e përhershme e kalendarit të aktiviteteve të Bashkisë Bulqizë!
Çdo vit, në këtë datë, bashkë me shkrimtarë, intelektualë, dashamirës të librit, nxënës dhe qytetarë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh të dedikuara letërsisë, librit dhe lexuesit. 🎉📚 Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkrimtarëve të njohur dhe talenteve të rinj, të cilët përmes veprave të tyre sjellin zërin e Bulqizës në botën letrare, duke pasuruar më tej trashëgiminë artistike të zonës sonë. ✨Në aktivitetin e sotëm, në prani të figurave të dashura si aktori Bujar Asqeriu, patëm kënaqësinë të dëgjonim prezantimin e botimeve të një sërë personalitetesh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bulqizë, duke i njohur dhe lidhur me brezat e rinj. Ky aktivitet, ideuar me shumë dashuri dhe përkushtim në bashkëpunim me drejtuesin e Lidhja Intelektualëve Dibranë, z. Shpetim Cami, më dha mundësinë të përcjell një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë: rikthehuni tek libri! 📖
Në një kohë kur rrjetet sociale po marrin gjithnjë e më shumë kohë, është e rëndësishme të gjejmë një balancë, duke kufizuar përdorimin e tyre për të krijuar më shumë hapësirë për leximin 🌟

Bashkia Bulqizë zhvilloi një aktivitet në pedonalen e qytetit në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

Trashëgimia nuk është vetëm ajo që ruajmë nga e kaluara 🏛️, por edhe ajo që krijojmë për të ardhmen. Bulqiza, fatmirësisht, nga e kaluara ka trashëguar shumë 📜. Me ndjenjën e përgjegjësisë për të mbrojtur historinë 📚, traditën, kulturën 🎭 dhe zakonet tona 👫, si dhe për t’i përcjellë ato te brezat e ardhshëm 👶👧, pa humbur vlerën e jashtëzakonshme që mbartin 🌟, zhvilluam një aktivitet në pedonalen e qytetit në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 🇦🇱.

Vjeshtë në Martanesh

Martaneshi vazhdon traditën e festës së përvitshme që bashkon të rinj e të reja, gra e burra, dhe fëmijë, për të festuar, kujtuar dhe dëshmuar një pjesë të rëndësishme të historisë 🎉. Veshjet, vallet dhe këngët popullore janë manifestimet më të fuqishme të kulturës dhe traditës së zonës 🧵, të cilat Martaneshi i promovon dhe i ruan me fanatizëm të madh Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja . Një ndërthurje jashtëzakonisht e bukur e një mini-festivali 🎪, me një panair ushqimesh tradicionale 🥘, dhe me përkujtimin e heronjve që i dhanë shumë historisë së Martaneshit 🇦🇱.
Dikur një qytet që vështirë të arrihej, sot ka gjithë potencialin të zhvillohet falë investimeve thelbësore në infrastrukturë që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 🛤️.

AlbaniaUSA