Kopshti Bim Bam Bum në bashkëpunim me Qendrën Helen Doron English dhuruan për fëmijët e Bashkisë Bulqizë 98 pako me dhurata.

#DhjetoriFestave🎄🌲

Kopshti #BimBamBum në bashkëpunim me #QendrënHelenDoronEnglish dhuruan për fëmijët e Bashkisë Bulqizë 98_pako me dhurata.

Veç shpërndarjes mësueset e BBB dhe Qendres Helen Doron English, kanë organizuar edhe një aktivitet me lojra, këngë e kërcim.
#children #kindergarten
#KopshtiBimBamBum
#QendraHelenDoronEnglish
#BashkiaBulqizë

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Bulqizë shpërndau sot dhurata për 91 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative.

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Bulqizë shpërndau sot dhurata për 91 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative.

Dhuratat e u mundësuan nga Këshilli i Qarkut Dibër, kryetarja e të cilit znj.Valentina Haliti shprehu urimet më të mira për vitin e ri për fëmijët dhe familjarët e tyre që morën pjesë në këtë aktivitet.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi se dhjetori është muaji i festave, atmosfera e të cilave duhet të ndihet tek çdo fëmijë dhe çdo familje.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë miratoi sot Buxhetin për vitin 2022.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë miratoi sot Buxhetin për vitin 2022.
Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla bëri një përmbledhje të punës së bashkisë gjatë drejtimit të tij, dhe më pas prezantoi prioritetet për vitin 2022.

Z.Alla theksoi se gjatë këtyre 30 muajve në krye të bashkisë, një nga pikësynimet e tij më kryesore ka qenë racionalizimi i çdo qindarke të buxhetit për nevojat më emergjente të qytetarëve . “Gjatë kësaj periudhe prioritetet tona kanë qenë të qarta: (1) nxitja e zhvillimit ekonomik, (2) rritja e aksesit drejt zonave të turizmit dhe shërbimeve bazë, (3) si edhe nxjerrja nga izolimi i zonave të thella të Bashkisë tonë.”, tha ndër të tjera kryetari Alla.

Z.Alla falënderoi anëtarët e Këshillit Bashkiak për angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe në rikonstruksionin, hapjen dhe ndërtimin e mbi 200 km rrugë në mbarë territorin e bashkisë, të mbi 190 km kanale ujitëse, shumë qendrave shëndetësore, etj.

Më tej ai theksoi se “gjatë vitit të ardhshëm do të këmbëngulë edhe në rritjen e bashkëpunimit të Bashkisë me partnerë të ndryshëm lokal, qofshin biznese apo iniciative individuale e në grup, për krijimin e një klime pozitive brenda territorit të bashkisë sonë, si edhe për nxitjen e sipërmarrjeve për zhvillimin e biznesit dhe promovimin e turizmit.” “Ne kemi një numër të madh me monumente kulture e natyrore, për shfrytëzimin e të cilave duhet domosdoshmërisht përmirësimi i infrastrukturës rrugore. “ vijoi ai.

Ndërsa presa i përket sektorit të menaxhimit të mbetjeve urbane ku në zbatim të ligjit 10463, date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, Kryebashkiaku Alla tha se Bashkia ka planifikuar në buxhetin 2022 një zë të posaçëm, kosto e cila përfshin ofrimin e shërbimit për të gjitha familjet dhe bizneset në territorin e saj.

Pas diskutimeve që vijuan gjatë takimit, Këshilli Bashkiak miratoi Buxhetin e Bashkisë Bulqizë për vitin 2022.

Festat e fundvitit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupit parashkollore në shkollën 9-vjeçare“Ibrahim Daçi”

NjA Shupenzë
#VitiiRi2022🎅🏼
Nisin festimet ☃️🎉 për mbërritjen e vitit të ri 2022🎊
Festat e fundvitit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupit parashkollore në shkollën 9-vjeçare“Ibrahim Daçi”
Ku pëmes recitimeve dhe këngës urojnë #GezuarVitinERi2022

#FëmijëtEKopshtit👦👧
#GëzuarVitinERi🎄🎊🌲

AlbaniaUSA