#BulqizaEpastër

🎯Në #DitënNdërkombëtareTëTokës, bashkë me kolegë të administratës së Bashkisë, ishim sërish në terren për të pastruar dhe ndërgjegjësuar çdokënd që abuzon me mjediset e përbashkëta.
#BulqizaEPastër është motoja jonë për ta kthyer Bulqizën në Bashkinë që duam.

Njoftim për Ekspert të Liçensuar

Bashkia Bulqizë bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”,Ligjit Nr.90/2019, “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”,i ndryshuar, Neni 3 “Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë “ pikat 1,2,3,4, VKM-se nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes” dhe Udhëzimit nr. 5222, datë 26.06.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, kërkon një ekspert të licensuar për rivlersimin e pronave dhe aseteve shtetërore (pasurive te paluajtshme), me një siperfaqe 3283 m2 me vendnodhje në zonën kadastrale 8612, siperfaqe kjo e ndarë në 1(një) numër pasurie.

Për sa më sipër të gjithë të interesuarit mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit zyrtar të Bashkisë Bulqizë [email protected]

Afati i fundit për të aplikuar është data 22 Prill 2022.

Banorët e fshatit #Dushaj do të kenë një shërbim shëndetësor brenda të gjitha standardeve që kërkohen nga një qendër shëndetësore.

Banorët e fshatit #Dushaj do të kenë një shërbim shëndetësor brenda të gjitha standardeve që kërkohen nga një qendër shëndetësore. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, vizitoi nga afër mjediset e qendrës së re shëndetësore të ndërtuar në këtë fshat. Ai vlerësoi se këto qendra lehtësojnë nevojat e banorëve për shërbime të shpejta shëndetësore, e që Bashkia Bulqizë do të këmbëngulë për t’ua çuar këtë mundësi sa më pranë vendbanimeve të tyre.
Qendra u ndërtua falë partneritetit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila përmes #ProjektitHAP po bashkëpunon në ndërtimin e disa qendrave të ngjashme.

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla,në fund u miratuan këto vendime:

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla,në fund u miratuan këto vendime:
#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar të muajit mars 2022.
#Vendim për miratimin e fondit për ndihmë financiare për znj.Bedrie Ali Lika.
#Vendim për miratimin e fondit për ndihmë financiare për z.Kadri Allaman Lika.
#Vendim për miratimin e listës së familjeve për përfitimin e statusit të pastrehë.
#Vendim për miratimin e tavaneve përgatitorë të shpenzime të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.
#Vendim për lidhjen e marrëveshjes specifike me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me objekt” Krijimin e Subjektit të Kompetencave të Përbashkëta për kryerjen e furnizimit me ujë, largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura në zonat e shërimit në territorin e Bashkisë Bulqizë”.
#Vendim për vizitën e 50 Arbëreshëve në Bulqizë me rastin e 557 vjetorit të çlirimit të dibranëve nga pushtuesit osman.