Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës  për muajin Nëntor 2021.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës  për muajin Nëntor 2021.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjes dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:

✅ Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin Tetor  2021.

✅ Vendim  për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare për Z.Gentian Demiri.

✅ Vendim  për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare për Z.Asllan Çupi.

✅ Vendim  për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Analizë e Planit Social dhe barometri gjinor në Bashkinë Bulqizë.

 

Bashkia Bulqizë ka përkujtuar përpjekjen dibrane kundër pushtuesve serbë 1912-1921.

Bashkia Bulqizë ka përkujtuar përpjekjen dibrane kundër pushtuesve serbë 1912-1921.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Lefter Alla, veteranë dhe intelektualë të Bulqizës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Alla vuri theksin në rëndësinë e përkujtimit të këtyre ngjarjeve, si një domosdoshmëri jo vetëm për të skalitur në kujtesën e popullit tonë vetëm momentet historike që shënojnë lirinë e atdheut, por edhe për të respektuar sa më denjësisht dëshmorët tanë. “Sot është detyrë e jona të skalisim në kujtesën e popullit tonë jo vetëm momentet historike që shënojnë lirinë e atdheut, por edhe të respektojmë sa më denjësisht dëshmorët tanë, duke i mbajtur në mendje e zemër, si hajmali që do të mbrojnë dhe kultivojnë në kujtesën tonë parime të rëndësishme mbi të cilat duhet të zhvillohet shoqëria jonë moderne. Ne duhet të edukojmë breza, ku mes të tjerash t’u mësojmë që të kthejnë kokën pas e të shohin rrugën që është bërë për të ardhur deri në ditët ku jetojmë.”, tha kryetari Alla.
Teksa bërë një kronologji të luftës 9 vjeçare, kryebashkiaku Alla solli në vëmendje trimërinë e shumë patriotëve shqiptarë, të cilët sipas tij, edhe pse me armë nga më modestet për kohën, mbrojtën vatanin e tyre përballë ushtrive serbe e malazeze, të pajisura me armatimet më bashkëkohore të asokohe. “Historia jonë do të shënojë me germa të arta betejat heroike të dibranëve me 5 krajlat e Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Jugosllavisë së asaj kohe, mbretërisë serbo-kroate-sllovene. “, u shpreh z.Alla.
Më tej, kryebashkiaku u shpreh se “Sot, pas mëse një shekulli, e themi me bindje të plotë se lufta e këtyre mijëra bijve e bijave të Dibrës ishte e drejtë, pa shpenzuar asnjë lloj energjie për ideologji të ndryshme, përveç dashurisë që ata kishin për atdheun. E nëse ne sot jetojmë të lirë në këtë Shqipërinë tonë, kjo është falë trimërisë dhe guximit që treguan këta njerëz të sakrificës, të cilët lirinë e kishin busull për jetën e tyre.”.
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim kampionin e botës më Kikboks, Jonny Ismail Keta, një nga emrat më të spikatur që ka nxjerrë Bulqiza në këtë disiplinë sportive.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim kampionin e botës më Kikboks, Jonny Ismail Keta, një nga emrat më të spikatur që ka nxjerrë Bulqiza në këtë disiplinë sportive.

Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin rreth mundësive që mund t’u ofrohen të rinjve bulqizakë. Z.Keta shprehu gatishmërinë e tij për të investuar në hapjen e një shkolle MUAYTHAI dhe Kikboks në palestrën e shkollës 9-vjeçare në Fushë-Bulqizë dhe pajisjen e saj me të gjitha mjetet e nevojshme.

Ndërkohë, teksa e falënderoi për këtë nismë dhe të gjithë kontributin e tij për komunitetin në Bulqizë, kryebashkiaku Alla u shpreh i gatshëm për të ndjekur dhe lehtësuar të gjithë procesin e nevojshëm për çeljen e shkollës.
Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit ishte edhe ajo e ndërtimit të fushës së futbollit, për të cilën pjesëtarët e familjes Keta patën dhuruar kontributet e tyre financiare. Në lidhje me këtë çështje, z.Alla ndau me z.Keta të gjithë dokumentacionin që vërtetonte ngërçin e krijuar me Federatën Shqiptare të Futbollit. Sipas tij, ndërtimi i fushës së futbollit do të finalizohet në një periudhë të afërt, duke treguar transparencë të plotë për çdo para të derdhur në të.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti; Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla kërkon objektivitet në vlerësimin e grupeve të punës.

Analiza e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike të para disa ditëve në territorin e bashkisë Bulqizë ishte në qendër të diskutimeve në një takim të zhvilluar në mjediset e Bashkisë. Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla dhe Prefekti i Qarkut Dibër, z.Nexhbedin Shehu.
Gjatë takimit, grupet e punës raportuan për gjendjen dhe punën e bërë deri në këto moment.
Kryetari i Bashkisë së bashku me prefektin u kërkuan grupeve të punës që të verifikojnë me përpikmëri çdo ankesë, si edhe të jenë sa më objektivë, në mënyrë që të planifikimi për të ndihmuar banorët të nisë nga aty ku ka vërtetë dhe më shumë nevojë.

AlbaniaUSA