Në prezencën e Ambasadorit Bullgar në Shqipëri, Z. Ivaylo Kirov, çelëm siparin e projektit ‘Rritja e kapaciteteve të punonjësve dhe njësive administrative të Bashkisë Bulqizë për agroturizmin dhe turizmin malor’, i financuar nga Ndihma Bullgare për Zhvillim. Aktivitetet e këtij projekti ecin në një linjë me përpjekjet që Bashkia po bën me mbështetjen e qeverisë shqiptare për promovimin e këtij sektori, që është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. ![]()
Përmirësimi i kapaciteteve të administratës së qeverisjes vendore është kusht i domosdoshëm për të siguruar një proces të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel lokal.

Bashkia Bulqizë me date 24.04.2024, ora 16:00 do të zhvillojë Dëgjesë Publike ne Njësine Administrative Gjoricë, në Ramnagore. Ftojmë banorët e Njësisë Administrative, punonjës të arsimit, shëndetësisë, kryetarët e strukturave komunitare, organizatat e shoqërisë civile, media, komuniteti i biznesit , fermerë dhe blegtorë në lidhje me projekt-aktin Dhënie në përdorim të fondit pyjor kullusor me qëllim: Ndërtim parku fotovoltaik subjekti AR-BA.06, subjekti Cami International, subjekti CAMI BI.