Festat e 7-8 Marsit kanë mbledhur së bashku mësues, arsimdashës, intelektualë dhe shumë qytetarë nga Bulqiza, të cilët iu bashkuan programit artistik të organizuar nga QKF Bulqizë.

Festat e 7-8 Marsit kanë mbledhur së bashku mësues, arsimdashës, intelektualë dhe shumë qytetarë nga Bulqiza, të cilët iu bashkuan programit artistik të organizuar nga QKF Bulqizë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve, të cilët sipas tij “janë misionarë të së mirës, që u mësojnë të tjerëve të mbeten nxënës besnikw ndaj dijes dhe gjatë gjithë jetës, që ushqejnë tek ata modestinë dhe durimin për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet deri në frymën e fundit.”. Sipas tij, dinamikat dhe transformimet e shumta që po karakterizojnë shoqëritë e sotme mund të ndryshojnë gjithçka, por jo rolin e mësuesit, urtësia e të cilit mbetet e pacenueshme në ndikimin që ka në edukimin, përgatitjen qytetare dhe intelektuale të individit.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Drejtori ZVAP Bulqizë, z.Fatos Muha, i cili uroi të gjithë mësuesit me rastin e ditës së tyre.
Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Pallatit të Kulturës, ku talentet e qytetit përmes këngëve, valleve e poezive ofruan emocione të veçanta për pjesëmarrësit. Në fund të takimit, Kryebashkiaku Alla iu dhuroi të gjithë mësuesve të pranishëm një dhuratë simbolike me rastin e festës së 7 Marsit.

U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:

U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguara për muajin Janar 2023”.
#Vendim “Për Miratimin e Parashikimit të të Ardhurave të programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026”.
#Vendim “Për Miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare”.
#Vendim “Për miratim fondi për ndihmë financiare për diegie banese”.
#Vendim “Për miratim dhënie me qera të ambjenteve të shërbimit pyjor,drejtorisë në Ujësjellës Kanalizime Dibër Sh.A”.
#Vendim “Për dhënie me qera të një sipërfaqeje pyjore.”
#Seancë informuese mbi ndryshimet klimatike dhe situatën mjedisore.
#Analizë nga Drejtoria Arsimit, Kulturës Rinisë,Sportit TIK, BE ,Turizmit dhe Mjedisit mbi punën,rezultatet për periudhën Janar 2022-Janar2023.

BulqizëEPastër

🚯☘️BulqizëEPastër🚯☘️
E premtja e fundit e muajit dedikuar #Pastrimit për një mjedis më të pastër për të gjithë ne .
Institucionet si Spitali Bulqizë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe Shkollat 9-vjeçare “Shefqet Tançi”dhe “Ibrahim Daçi”bënë bashkë sot për të pastruar dhe apeluar ndaj të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jemi më të kujdesshëm dhe të të përkushtuar për mjedisin ku jetojmë.
Të gjithë bashkë për të jetuar shëndetshëm!

Nxitja e zhvillimit të talenteve të rinj është një prioritet i rëndësishëm i punës së Bashkisë Bulqizë.

Nxitja e zhvillimit të talenteve të rinj është një prioritet i rëndësishëm i punës së Bashkisë Bulqizë.
▶️Çdo ditë, në ambientet e Pallatit të Kulturës vazhdon organizimi i kurseve të pikturës 🎨të organizuara falas nga Bashkia Bulqizë, të hapura këto për këdo që dëshiron ta zhvillojë talentin në këtë drejtim.
AlbaniaUSA