Bashkë me pastrimin e varrezave të qytetit.

Bashkë me pastrimin e varrezave të qytetit, edhe një lutje të sinqertë për prehjen në paqe të shpirtit të çdo njeriu të dashur që tashmë ka shkuar në botën tjetër.🤲
Lajmi i mirë : se shpejti fillon asfaltimi i rrugës së varrezave.

#BashkiaBulqizë u bë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit midis bashkive të Qarkut Dibër dhe projektit #BashkiTëForta.

#BashkiaBulqizë u bë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit midis bashkive të Qarkut Dibër dhe projektit #BashkiTëForta.
Varësisht kësaj marrëveshjeje🖋️ synohet një përmirësim i qeverisjes vendore përmes punës në menaxhimin mbetjeve, institucioneve arsimore, këshillave dhe organeve kolegjiale brenda bashkisë, etj.

Sot, plot 75 vite nga krijimi zyrtarisht i minierës më të madhe të kromit në vend.

🗓Sot, plot 75 vite nga krijimi zyrtarisht i minierës më të madhe të kromit në vend.
🔸️Një pasuri e madhe kombëtare, që gjallon prej 75 vitesh plot histori suksesi, sakrifice, mundi e profesionalizmi të shumë inxhinierëve e minatorëve nga Bulqiza, puna e së cilëve përcaktoi edhe fatin e pazgjidhshëm midis minierës dhe qytetit që nisi të merrte jetë në shkurtin e 1948.
Mirënjohje pa fund për ata mijëra burra dhe gra nga #Bulqiza, për këta heronj të vërtetë të minierës, për kontributin e vyer e të paçmuar që kanë dhënë për dekada me radhë.👏
Gjatë vitit 2023, e në vijim, të gjithë bashkë duhet dhe do të punojmë për përmirësimin e kushteve të minatorëve, si një nga kategoritë që meritojnë siguri më të madhe dhe trajtim më dinjitoz në të gjitha aspektet.
Gëzuar 18 Shkurtin!

Në këtë përvjetor pavarësie, shprehim plot mirënjohje dhe respekt ndaj heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës.

🇽🇰🫶🇦🇱Në këtë përvjetor pavarësie, shprehim plot mirënjohje dhe respekt ndaj heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës!
🇽🇰🫶🇦🇱Të njëjtin vlerësim e shprehën sot edhe talentët tanë përmes pikturave që prezantuan në ekspozitën e sotme enkas për pavarësinë e Kosovës sonë!🇽🇰🫶🇦🇱
AlbaniaUSA