Është përkujtuar sot në Sopot të Njësisë Administrative Zerqan 80 vjetori i krijimit të Çetës së Grykës së Madhe.

🇦🇱 Është përkujtuar sot në Sopot të Njësisë Administrative Zerqan 80 vjetori i krijimit të Çetës së Grykës së Madhe.
🇦🇱Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Qarkut Dibër, z.Nexhbedin Shehu, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, znj.Valentina Haliti Doda, veteranë, familjarë të dëshmorëve të LANÇ dhe qytetarë të shumtë.
🇦🇱Të pranishmit nderuan themeluesit dhe patriotët dibranë që iu bashkuan Çetës së Grykës së Madhe, duke vlerësuar përpjekjen e tyre si shumë të rëndësishme në një moment kritik për historinë e vendit tonë.
🇦🇱Kryebashkiaku Alla, ndër të tjera u shpreh se modeli i patriotëve tanë që trashëgojmë sot duhet të shërbejë për të mbajtur gjallë idealet e tyre, si mesazhet më kuptimplota të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.🇦🇱

Zyra Inovative Bulqizë

#ZyraInovativeBulqizë
Një sukses i padiskutueshëm i projektit “Zyra Inovative Bulqizë”, projekt i mbështetur nga MiSHMS nëpërmjet grantit StartUp.
Gjatë finalizimit të Akademisë së StartUp 2, morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z. Lefter ALLA, Zv. Kryeministrja znj. Belinda BALLUKU, dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali.
Të rinjtë pjesëmarrës prezantuan idetë e tyre #startup të strukturuara nëpërmjet kësaj akademie.
Në fund të takimit 3 – idetë më të mira u vlerësuan nga Juria e përzgjedhur me eksperiencë në fushën e biznesit dhe startUp.
Projekte të tjera na presin…✍️

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e parë për këtë vit dhe në fund mori këto vendime:

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e parë për këtë vit dhe në fund mori këto vendime:
#Vendim”Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguara për muajin dhjetor 2022”.
#Vendim “Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% për vitin 2023”.
#Vendim “Për miratim linjash transporti për vitin 2022-2023”.
#Vendim “Për miratimin e ndërtimit të bllokut të banesave sociale me qëllim strehimin në Partneritet Publik Privat,bashkia Bulqizë “.
#Analiza e planit social për çështje të strehimit.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit,
Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla organizoi një takim me mësues e arsimdashës nga Bulqiza. Gjatë fjalës së tij, z.Alla vlerësoi 24 Janarin si një nga datat shumë të rëndësishme, e cila sipas tij, përsa i përket rëndësisë dhe mesazhit që mbart i kapërcen të gjitha dimensionet lokale e rajonale. “Ajo i drejtohet çdo aktori social e politik brenda një shoqërie, individit, familjes, organizatave të ndryshme, qeverisë e agjencive qeveritare, e gjithçkaje tjetër.”, tha ndër të tjera Z.Alla.
Sipas tij, 24 janari është një mesazh i hapur për qeveritë e çdo vendi, për rëndësinë që ato duhet t’i kushtojnë arsimit, si e vetmja mënyrë për të përqafuar progresin e gjithanshëm, që lidhet me paqen, përparimin dhe zhvillimin global. Janë pikërisht qeveritë ato të cilat garantojnë modelet e një arsimi solid e gjithëpërfshirës, e që mbajnë përgjegjësinë kryesore në këtë drejtim, duke mos pasur për asnjë çast të drejtën e të gabuarit, pasi pasojat mund të jenë të parikuperueshme, tha ai.
“Sot, në fakt jam shumë i lumtur për reformat që qeveria shqiptare po ndërmerr në këtë drejtim, duke e vënë arsimin në krye të prioriteteve të punës së saj. Gjithnjë e më shumë, profesioni i arsimtarit po vlerësohet në të gjitha dimensionet. Në mund të ecim përpara vetëm duke e konsideruar arsimin si një të drejtë njerëzore, një të mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.”, theksoi kryebashkiaku Alla.
AlbaniaUSA