Kuvendi i Bujqësisë Dibër

Kuvendi i Bujqësisë Dibër
Mirëpritëm në Bulqizë përfaqësues të kabinetit qeveritar, drejtues lokalë dhe fermerë nga i gjithë qarkut ynë.
Nën kujdesin e Zv.Kryeministres znj.Belinda Balluku dhe Ministres së Bujqësisë Znj.Frida Krifca, u organizua në Bulqizë “Kuvendi i Bujqësisë Dibër”. Ky ishte një nga takimet shumë të rëndësishme në vijimësi të politikave të qeverisë shqiptare për të ndihmuar dhe orientuar fermerët tanë në aktivitetin e tyre.
Krahas analizës rreth investimeve që janë realizuar gjatë këtyre viteve në bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos e Mat me fondet e qeverisë, AZHBR apo donatorëve të ndryshëm, diskutimet gjatë këtij Kuvend u përqendruan sa në mundësitë që ekzistojnë për fonde në lidhje me bujqësinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, po aq edhe në nxitjen e fermerëve për të aplikuar me projekte konkrete varësisht kushteve klimatike, përparësive që ofron Qarku Dibër dhe kulturave që kultivohen më shumë në këtë zonë.

Një moment fantastik për qytetin tonë, veçanërisht për të vegjlit që i presin me padurim festat.

🌟Një moment fantastik🌟 për qytetin tonë, veçanërisht për të vegjlit që i presin me padurim festat.💏
Bashkë me vogëlushët tanë, nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë festive plot entuziazëm ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.🌲🎄
Me këtë rast, uroj që këto festa të na gjejnë shëndetplotë pranë familjeve tona, plot dashuri dhe respekt për njëri tjetrin.
Le të ndajmë dhurata🧊, të falim dashuri🌹 dhe ta kthejmë këtë dhjetor në të paharrueshëm për çdo bashkëqytetar në Bulqizë.🥰

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, pajisi me uniformat dhe bazën materiale të nevojshme ekipet sportive në volejboll dhe basketboll

#KomitetiOlimpikKombëtarShqiptar, pajisi me uniformat dhe bazën materiale të nevojshme ekipet sportive në volejboll 🏐dhe basketboll🏀🤗
Kryetari i Bashkisë z.Lefter ALLA pa nga afër sot stërvitjen e këtyre ekipeve.
✅️Stërvitja e këtyre ekipeve do të zhvillohet në terrenet dhe mjediset e reja sportive, në të cilat #BashkiaBulqizë është investuar prej vitesh.
👉Vëmendje ndaj të rinjve!

ME TË RINJTË, PËR TË RINJTË

ME TË RINJTË ❤️ PËR TË RINJTË
🎯Sot, në një dëgjesë publike me të rinjtë e Bulqizës, ku dëgjuam me kujdes idetë e tyre për ta çuar bashkinë tonë përpara.
Në këto tre vite, rinia ka qenë në fokusin tonë me në çdo moment.
🔸️Krijimi i Këshillit Vendor Bulqizë
🔸️Krijimi i Bordit Rinor Bulqizë
🔸️Trajnimet me Bordin e të Rinjve
🔸️Trajnimet e dedikuara “Europa & Rinia” dhe “Krizat dhe zgjerimi i BE-së”
🔸️Aktivitetet për nxitjen e pjesëmarrjes aktive
🔸️Konsultimet publike me të rinjtë
✅️Këto kanë qenë vetëm disa nga punët e mira që kemi bërë me ta në këto tre vite.
Viti i ardhshëm dhe në vijim do t’i kthejë të rinjtë e Bulqizës në aktorë të rëndësishëm të vendimmarrjeve tona në lidhje me projektet që lidhen me zhvillimin e bashkisë sonë.
AlbaniaUSA