Nëntori i Historisë

Të vegjëlit e kopështit 📍”Sofie Dervishi” Bulqizë organizuan diten e sotme një aktivitet edukativo-kulturor në kuadër të festave të nëntorit.
Aktiviteti kishte si tematikë prezantimin e traditave sipas krahinave, gjithashtu dhe prezantimin e veshjeve tradicionale.Këtij aktiviteti iu bashkuan dhe prindërit e fëmijëve të cilët mes emocionesh ndoqën aktivitetin e të vegjëlve.

Zerqan, dëgjesë publike për buxhetin e vitit 2023

🎯Në dëgjesën publike të radhës, u mblodhëm me banorë të NjA #Zerqan, ku ndamë shqetësimet, nevojat dhe mundësitë tona për të adresuar zgjidhje ndaj çështjeve që i përkasin pushtetit vendor dhe atyre për të cilat duhet t’u drejtohemi instancave qeveritare.
🔸️Puna me infrastrukturën rrugore;
🔸️Nevojat për zhvillimin e infrastrukturës vaditëse;
🔸️Përmirësimi dhe investimet në ujësjellës;
🔸️Domosdoshmëria për të ndërhyrë në rrjetin elektrik;
🔸️Vëmendja ndaj pastrimit;
ishin disa nga shqetësimet e përbashkëta të banorëve nga #Strikçan, #Sopot, #Krajkë, #Valikardhë, #Godvi, #Peladhi, #Tërnovë, #Smollik, #Sofraçan, #ZallStrikçan, #ZallSopot, #Zerqan dhe të gjithë fshatrat e kësaj njësie.
🔶️#buxhetin2023, Bashkia Bulqizë do të tregojë një vëmendje të shtuar ndaj adresimit për zgjidhje të çdo nevoje të banorëve tanë, anekënd Bulqizës.

𝐕𝐉𝐄𝐒𝐇𝐓𝐀 𝐍𝐄 𝐌𝐀𝐑𝐓𝐀𝐍𝐄𝐒𝐇 bashkon bujarinë e pakufishme që identifikon banorët mikpritës me begatitë e shumta të kësaj zone.

𝐕𝐉𝐄𝐒𝐇𝐓𝐀 𝐍𝐄 𝐌𝐀𝐑𝐓𝐀𝐍𝐄𝐒𝐇 bashkon bujarinë e pakufishme që identifikon banorët mikpritës me begatitë e shumta të kësaj zone.👌
📍U mblodhëm me shumë banorë, të rinj e të reja për të ndarë dhe promovuar më të mirat e Martaneshit.⭐️
Një organizimi i Bashkisë Bulqizë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Bashkuar “Jani Fullani”

𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭, 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 & 𝐀𝐫𝐠𝐞𝐭𝐢𝐦

⛹️‍♀️𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭, 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 & 𝐀𝐫𝐠𝐞𝐭𝐢𝐦🤾🏻
🔸️Fëmijët e Lagjes Gjeologu📍, dhe jo vetëm, sot kanë më shumë mundësi argëtimi falë punës që #BashkiaBulqizë po kryen për terrenet e reja sportive.
🔸️𝘍𝘶𝘴𝘩𝘢𝘵 𝘦 𝘷𝘰𝘭𝘦𝘫𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵 & 𝘣𝘢𝘴𝘬𝘦𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵⛹️‍♀️ do të jenë në funksion të plotë për komunitetin, një mundësi e përkryer për të pasuruar jetën sociale me më shumë aktivitete sportive dhe shëndet të mirë për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.
AlbaniaUSA