Kryeministri Edi Rama viziton pikën e grumbullimit të bimëve medicinale në Bulqizë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, vizituan pikën e grumbullimit të bimëve medicinale, ku Drilon Voci, me mbështetjen e qeverisë përmes programit IPARD II ka ndërtuar një pikë grumbullimi dhe linjë përpunimi për bimët aromatike medicinale, kërpudhat, mjaltin, bimët dekorative, kërmijtë, me fokus eksportin në tregjet evropiane.

Kryeministri Edi Rama, Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla zhvilluan sot një takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë.

Nga takimi me gratë dhe vajzat e Bulqizës, ku Kryeministri #EdiRama dhe Zv.Kryeministrja #BelindaBalluku ndanë disa këshilla të vlefshme për fuqizimin dhe përfshirjen e tyre në sipermarrje të ndryshme.

Kryeministrit Edi Rama vizitë në Tregun Rajonal të Shupenzës.

Prania  e Kryeministrit #EdiRama dhe disa prej anëtarëve të rëndësishëm të kabinetit qeveritar në Tregun Rajonal të Shupenzës,📍 si edhe bashkëbisedimi me banorë e fermerë të zonës, ishte një tjetër dëshmi e vullnetit të qeverisë për të mbështetur politikat tona për zhvillimin rural kudo në Bulqizë.

Rruga në Ostrenin e Madh drejt përfundimit.

Ka nisur puna për hedhjen e asfaltit në rrugën e Ostrenit të Madh në Bulqizë.

Kryebashkiaku Lefter Alla pa nga afër punimet dhe  premtoi se javën e ardhshme kjo rrugë do të ketë përfunduar plotësisht.

AlbaniaUSA