𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭, 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 & 𝐀𝐫𝐠𝐞𝐭𝐢𝐦

⛹️‍♀️𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭, 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 & 𝐀𝐫𝐠𝐞𝐭𝐢𝐦🤾🏻
🔸️Fëmijët e Lagjes Gjeologu📍, dhe jo vetëm, sot kanë më shumë mundësi argëtimi falë punës që #BashkiaBulqizë po kryen për terrenet e reja sportive.
🔸️𝘍𝘶𝘴𝘩𝘢𝘵 𝘦 𝘷𝘰𝘭𝘦𝘫𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵 & 𝘣𝘢𝘴𝘬𝘦𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵⛹️‍♀️ do të jenë në funksion të plotë për komunitetin, një mundësi e përkryer për të pasuruar jetën sociale me më shumë aktivitete sportive dhe shëndet të mirë për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Krastë, Konsultime për Buxhetin

🔸Çdo sugjerim dhe nevojë e prezantuar nga banorët e Krastës do të vlerësohet me vëmendje të shtuar dhe do të adresohet për zgjidhje në zërat e buxhetit të vitit 2023.
🔸I nisëm këto dëgjesa publike nga #Krasta, të ndërgjegjshëm për të gjitha nevojat më emergjente të kësaj zone, për të vijuar më tej në çdo njësi. Konsultimet tona do të vijojnë në të gjitha njësitë administrative, me dëshirën e mirë për të adresuar aty ku duhet çdo qindarkë të buxhetit 2023.

Rezultatet e prekshme të punës në Bulqizë 2019-2022

Rrugët, ujësjellësit, kanalet ujitëse, rehabilitimi i qytetit, investimet në shërbimet shëndetësore, puna për fuqizimin e rinisë së Bulqizës, shkollat verore dhe kurset e shumta falas për fëmijët, pastrimi dhe ndërgjegjësimi qytetar ndaj kësaj teme kaq sensitive, si edhe shumë angazhime të tjera të aktivitetit tonë gjatë këtyre tre viteve ishin pjesë e prezantimit në dëgjesën publike të javës së shkuar, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.
👉Ne kemi vizionin, dëshirën, vullnetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, për ta bërë Bulqizën bashkinë që duam!

Me ekipet e të rinjve në basketboll dhe volejboll nga shkolla të ndryshme të Bulqizës.

Me ekipet e të rinjve në basketboll dhe volejboll nga shkolla të ndryshme të zonës⛹️⚽
🏐🚴🏻‍♀️Investimet në terrene sportive si në shkolla dhe në hapësira të tjera të qytetit, mbetet prioritet i qeverisë dhe bashkisë, parë si një formë e shëndetshme edukimi për të rinjtë shqiptarë, por dhe në në nxjerrjen e talenteve të reja
AlbaniaUSA