Rrjetit të qendrave të reja shëndetësore do t’u shtohet edhe ajo në #Topojan, e cila po ndërtohet falë një bashkëpunimi të Bashkisë Bulqizë me #IslamicRelievAlbania.

Një qendër e re shëndetësore po ndërtohet në #Topojan, NjA #Shupenzë, e cila së shpejti do t’u shtohet shumë të tjerave që janë ndërtuar në pothuajse të gjithë Bashkinë tonë.
Projekti po ndërtohet falë një bashkëpunimi të ngushtë të Bashkisë Bulqizë me fondacionit #IslamicRelievAlbania, një nga partnerët tanë besnikë ndër vite.
Gjatë këtyre viteve, Bashkia Bulqizë i ka vlerësuar si prioritet të punës së saj investimet në qendrat shëndetësore pranë banorëve në fshatra të ndryshme në të gjitha njësitë.

Bashkia Bulqizë përkujtoi 80-vjetorin e krijimit të Çetës Partizane të Martaneshit.

🇦🇱Veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe shumë banorë të zonës iu bashkuan një aktiviteti të organizuar nga Bashkia Bulqizë me rastin e 80-vjetorit të Krijimit të Çetës Partizane në #Martanesh, prej gjirit të së cilës mbetën shumë martirë që sakrifikuan jetën për atdheun e tyre.
🇦🇱Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi emrat e shumë martirëve nga kjo çetë, historitë e të cilëve do të shërbejnë si frymëzim për brezat e ardhshëm.
🇦🇱Aktiviteti nisi me vendosjen e kurorave ne Lapidarin e fshatit Peshk dhe më pas vijoi me programin artistik të krijuar nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Jani Fullani”.
🇦🇱Bashkia Bulqizë nderon dhe kujton të gjithë dëshmorët dhe krijimin e çetës së Martaneshit.

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi sot mbledhjen e rradhës dhe në fund miratuan këto vendime:

Këshilli Bashkiak Bulqizë në praninë e kryetarit të bashkisë z.Lefter Alla zhvilloi sot mbledhjen e rradhës dhe në fund miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës së 6% për muajin Gusht 2022”.
#Vendim “Për një ndryshim në VKB nr.293 datë 24.12.2021 ,Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2022.
#Vendim “Për regjistrimin fillestar të pronave në fshatin Sopot Njësia Administrative Zerqan.
#Vendim “Për dhënien në përdorim të fondit pyjor kullosor të shoqërisë Danmager Sh.p.k
#Informacion nga Aleanca e zgjeruar e Grave Bulqizë për punën dhe fushatën ndërgjegjësuese në Bashkinë Bulqizë”.
#Vendim “Për dhënie në përdorim nga fondi pyjor/kullosor”.

Në 𝘿𝙞𝙩ë𝙣 𝙉𝙙ë𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗ë𝙩𝙖𝙧𝙚 𝙩ë 𝙂𝙟𝙪𝙝ë𝙫𝙚 𝙩ë 𝙃𝙪𝙖ja, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla ishte sot në Kopshtin “Eleni Kola” duke ndjekur nga afër mësimin në gjuhën angleze.

Në 𝘿𝙞𝙩ë𝙣 𝙉𝙙ë𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗ë𝙩𝙖𝙧𝙚 𝙩ë 𝙂𝙟𝙪𝙝ë𝙫𝙚 𝙩ë 𝙃𝙪𝙖ja, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla ishte sot në Kopshtin “Eleni Kola” duke ndjekur nga afër mësimin në gjuhën angleze. Risi këtë vit është mësimi i gjuhës angleze që në nivelin parashkollor për të gjithë të vegjëlit e kopshteve.
𝘒𝘶𝘧𝘪𝘫𝘵ë 𝘦 𝘨𝘫𝘶𝘩ë𝘴 𝘴𝘪𝘮𝘦 𝘫𝘢𝘯ë 𝘬𝘶𝘧𝘪𝘫𝘵ë 𝘦 𝘣𝘰𝘵ës 𝘴𝘪𝘮𝘦.
𝘓𝘶𝘥𝘸𝘪𝘨 𝘸𝘪𝘵𝘵𝘨𝘦𝘯𝘴𝘵𝘦𝘪𝘯
AlbaniaUSA