Rreth #TitujPronësie iu dorëzuan dje banorëve të Gjoricës së Poshtme.

📍Rreth 2️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ #TitujPronësie iu dorëzuan dje banorëve të Gjoricës së Poshtme.
✅Krahas Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, në këtë ceremoni morën pjesë edhe Drejtori i Kadastrës Shqiptare. #ArtanLame, përgjegjësi i Kadastrës Bulqizë, Albjon Gjimi, përfaqësues të pushtetit lokal dhe shumë banorë të cilëve iu shpërndanë certifikatat e pronësisë për #parcela, #banesa, #magazina etj.
Kryetari Alla e vlerësoi procesin si shumë të rëndësishëm dhe si një nga prioritetet e punës së tij që në marrjen e detyrës. Ai premtoi se regjistrimi i pronave do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.
Nga ana tjetër, z.Lame u shpreh se #Gjorica pranohet “Myzeqeja e Bulqizës”, kjo për shkak të shtrirjes së madhe fushore dhe pjellorisë së tokës. Sipas tij, e gjitha kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime të bollshme, fakt ky që shpjegon edhe interesin e lartë të fermerëve për procesin e certifikimit të tokës.

Në “Javën Evropiane të Lëvizjes” Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Bulqizë organizoi një aktivitet në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare #XhevdetDoda, lëvizje me biçikletë për sa më pak ndotje në mjedisin ku ne jetojmë.

📍Në “Javën Evropiane të Lëvizjes” Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Bulqizë organizoi një aktivitet në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare #XhevdetDoda, lëvizje me biçikletë për sa më pak ndotje në mjedisin ku ne jetojmë.🚲🚴‍♀️🚴
Këtij aktiviteti iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla.
👉Bashkë mund të ndikojmë në përmirësimin e jetës urbane në qytete dhe në ndërgjegjësimin e çdo qytetari.

Në Kinemanë e qytetit të Bulqizës patëm të pranishëm grupin e Cirkut për të argëtuar dhe sjellë një atmosferë ndryshe për fëmijët e qyteti.

📍Kinemanë e qytetit të Bulqizës patëm të pranishëm grupin e Cirkut për të argëtuar dhe sjellë një atmosferë ndryshe për fëmijët e qyteti.
Promovimi i lojrave të ndryshme nga aktorët e cirkut solli emocione të pafundme.

Për herë të parë, #Bulqiza do të ketë një #muze ku do të ekspozohen të gjitha pasuritë dhe vlerat që burojnë nga i gjithë territori nën juridiksionin e saj.

✅Për herë të parë, #Bulqiza do të ketë një #muze ku do të ekspozohen të gjitha pasuritë dhe vlerat që burojnë nga i gjithë territori nën juridiksionin e saj.
✅Muzeu po ndërtohet nga Bashkia Bulqizë, ku së bashku me rivitalizimin e sheshit përpara saj, do të kthehet në një pikë qëndrimi për këdo që viziton qytetin tonë.
Ndërkohë, punimet kanë nisur para disa ditësh dhe puna po vijon me ritëm për ta përfunduar sa më parë.
AlbaniaUSA