Është festuar sot 79 vjetori i çlirimit të Zerqanit ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Dibrës z.Nexhbedin Shehu, Deputeti z.Lavdrim Krrashi,veteranë të LANÇ, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

Është festuar sot 79 vjetori i çlirimit të Zerqanit ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Dibrës z.Nexhbedin Shehu, Deputeti z.Lavdrim Krrashi,veteranë të LANÇ, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Ndër të tjera, në fjalën e tij përshëndetëse, z.Alla u shpreh se “Janë këto ditë që do të edukojnë brezat e rinj me historitë e të parëve të tyre, për të kuptuar se nga kanë ardhur dhe për të zhvilluar vizionin e tyre drejt së ardhmes. Të rinjtë tanë duhet të mësojmë që të kthejnë kokën mbrapa e të shohin rrugën që është bërë për të ardhur deri në ditët ku jetojmë.”. Sipas tij, sot e themi me bindje të plotë, se lufta e patriotëve tanë ka qenë e drejtë, larg çdo interesi individual dhe larg çdo ideologjie. “Ndaj edhe ne do t’i përkujtojmë ata me respekt e mirënjohje të thellë, siç e meritojnë vetëm ata. Ata janë të lavdëruar edhe në librat e shenjtë, ky edhe vetë Zoti i përcakton si të pavdekshëm.”, vazhdoi z.Alla.

Këshillit Bashkiak i Bulqizës zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku u miratuan këto vendime:

U zhvillua sot mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak Bulqizë ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla dhe në fund u miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin Qershor 2022”.
#Vendim “Për miratimin e Rregullores Bashkiake për Adminnistrimin e mbetjeve”.
#Vendim “Për një ndryshim në VKB nr 289 datë 20.12.2021 për miratimin e pagave dhe numrin e e përgjithshëm të punonjësve të Administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Njësive Shpenzuese në varësi të Bashkisë Bulqizë për vitin 2022”.
#Vendim “Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e subjektit të kopetencave të përbashkëta të ujësjellës kanalizimeve”.
#Informacion nga Zyra e Taksave,mbi sizuatën e mbledhjes së të ardhurave në sektorin minerar në Bashkinë Bulqizë.
#Informacion nga Zyra e Pronave,mbi procesin e çertifikimit të pronave në Njësitë Administrative të Bashkisë Bulqizë.
#Vendim “Për një ndryshim në VKB nr.40 datë 24.10.2019 të Komisioneve të Përhershëm të Këshillit Bashkiak Bulqizë”.

Ka përfunduar ditën e sotme kampi veror për 267 fëmijë nga e gjithë Bulqiza që u regjistruan në dy qendrat, qytet dhe Shupenzë.

267 fëmijë nga e gjithë Bulqiza që regjistruan në kampin veror të organizuar në dy qendra, qytet dhe Shupenzë, përfunduan sot kampin veror.
Kjo është hera e dytë që Bashkia Bulqizë ka organizuar një aktivitet të tillë, por ndryshe nga një vit më parë, këtë vit ai u shtri në të gjitha njësitë administrative dhe zgjati plot një muaj. Stafi i bashkisë dhe mësueset e angazhuara në këtë kamp u kujdesën që çdo ditë e programit të kishte aktivitete të ndryshme, i pasur me aktivitete sociale, kulturore e edukative.
Pasurimi i jetës sociale të fëmijëve ka qenë një nga politikat e rëndësishme të Bashkisë Bulqizë gjatë këtyre viteve, duke synuar sa argëtimin e tyre, por edhe nxitjen e zhvillimit të talenteve të rinj.

Festa e Gjoricës

79 vjet nga krijimi i Batalionit Partizan të Dibrës, kujtojmë me respekt vendosmërinë e patriotëve dibranë për të lënë gjurmë në historinë e kombit në përpjekjen për mbrojtjen e atdheut.
26 korriku 1943 do të skalitet jo vetëm në kalendarin e ditëve të rëndësishme historike, por edhe në mendjen dhe zemrat e të gjithë banorëve të Dibrës, Bulqizës, e më gjerë.
Respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut!
Respekt të pakufishëm edhe ndaj të gjithë atyre veteranëve që sot i kemi pranë nesh, për sakrificën dhe guximin që treguan në një moshë të re, e që sot janë vlera të paçmueshme që jetojnë mes nesh!
AlbaniaUSA