Përkujtohet themelimi i Teqesë së Bllacës! Të pranishëm Baba Mondi, Baba Halili dhe Kryetari Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla

Kryetari Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, ishte i pranishëm në perkujtimin e themelimit të  Teqesë së Bllacës, ku të   pranishëm ishin edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondin, Baba Halilin dhe shumë besimtarë të tjerë.

U përkujtua themelimi dhe roli i Teqesë në ruajtjen dhe ripërtërimin e vlerave shpirtërore të banorëve të zonës, e jo vetëm.

Bashkisë Bulqizë i është miratuar fondi nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore.

Bashkisë Bulqizë i është miratuar fondi nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore.
Tregu i ri do të ndërtohet brenda të gjitha standardeve në lagjen Minatori.
Vendin ku do të ndërtohet tregu e vizitoi edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj.Frida Krifca, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla. Sipas kryebashkiakut Alla, ky treg do të shërbejë jo vetëm për tregtimin e produkteve, por edhe si një pikë grumbullimi dhe shpërndarjeje për ata fermerë që synojnë tregun e kryeqytetit dhe me gjerë.

Zhvillohet në Bulqizë panairi ‘Arte dhe Zeje’

Nxënës nga të gjitha shkollat e Bulqizës morën pjesë në panaririn e 🄰🅁🅃🄴🅅🄴 & 🅉🄴🄹🄴🅅🄴, të zhvilluar në “ʟɪᴠᴀᴅʜ ᴀʀᴇɴᴀ”, Peladhi.
Panairi u zhvillua nga 𝘉𝘢𝘴𝘩𝘬𝘪𝘢 𝘉𝘶𝘭𝘲𝘪𝘻ë në bashkëpunim me 𝘡𝘝𝘈𝘗 𝘉𝘶𝘭𝘲𝘪𝘻ë, ku nxënësit dëshmuan aftësi të vërteta profesionale në punimet që prezantuan. Kryebashkiaku z.Lefter Alla u shpreh se Bashkia Bulqizë po planifikon kurse të posaçme për t’iu gjendur pranë të gjithë atyre që dëshirojnë të zhvillojnë më tej talentet që kanë.

Nisën kurset verore për pikturë dhe punime me dorë në Bashkinë Bulqizë

Shumë fëmijë nga qyteti dhe njësi të ndryshme administrative që iu përgjigjën ftesës sonë, nisën kurset verore për pikturë dhe punime me dorë (qëndisje).
Këto kurse ofrohen falas nga Bashkia Bulqizë, për shumë fëmijë të cilët kërkojnë të zhvillojnë talentet e tyre në këto drejtime. Kurset zhvillohen në mjediset Pallatit të Kulturës.
Ndërkohë, së shpejti do të nisë edhe kampi veror për fëmijë, i cili do t’u mundësojë atyre një verë të mbushur me aktivitete të ndryshme sociale e kulturore.
AlbaniaUSA