Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla,në fund u miratuan këto vendime:

Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla,në fund u miratuan këto vendime:
#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar të muajit mars 2022.
#Vendim për miratimin e fondit për ndihmë financiare për znj.Bedrie Ali Lika.
#Vendim për miratimin e fondit për ndihmë financiare për z.Kadri Allaman Lika.
#Vendim për miratimin e listës së familjeve për përfitimin e statusit të pastrehë.
#Vendim për miratimin e tavaneve përgatitorë të shpenzime të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.
#Vendim për lidhjen e marrëveshjes specifike me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me objekt” Krijimin e Subjektit të Kompetencave të Përbashkëta për kryerjen e furnizimit me ujë, largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura në zonat e shërimit në territorin e Bashkisë Bulqizë”.
#Vendim për vizitën e 50 Arbëreshëve në Bulqizë me rastin e 557 vjetorit të çlirimit të dibranëve nga pushtuesit osman.

Njoftim për Ekspertë të Liçensuar

Bashkia Bulqizë bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”,Ligjit Nr.90/2019, “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”,i ndryshuar, Neni 3 “Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë “ pikat 1,2,3,4, VKM-se nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes” dhe Udhëzimit nr. 5222, datë 26.06.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, kërkon një ekspert të licensuar  për rivlersimin e pronave dhe aseteve shtetërore (pasurive te paluajtshme),  me një siperfaqe 2726 m2 me vendnodhje në zonën kadastrale 8612, siperfaqe kjo e ndarë në 9 numra pasurie.

Për sa më sipër të gjithë të interesuarit mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit zyrtar të Bashkisë Bulqizë [email protected]

Afati i fundit për të aplikuar është data 15 Prill 2022

Shënim: Bazuar në njoftimin e mësipërm “Për Ekspert të Liçensuar” publikuar më datë 11 Prill 2022.

Njoftojmë të gjithë ofruesit se oferta e ofruar nga ana e tyre ishte mbi fondin limit të përcaktuar. Për këtë arsye  nuk kemi ofertues të shpallur fitues për të bërë vlerësimin e truallit. 

𝐊𝐄̈𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑

🙏Faleminderit me qindra qytetarëve bulqizakë që ju bashkuan mijëra qytatarëve shqiptarë duke dhënë ✍️mendimin e tyre për çështje me rëndësi për vendin.
🇦🇱 𝐊𝐄̈𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑 na jep mundësi të bëhemi pjesë e vendimmarrjes.
🙏𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 🙏

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
✅#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin Shkurt 2022.
✅#Vendim për miratim fondi ndihmë shtetërore financiare për Z.Beqir Ramadan Jella.
✅#Vendim për miratim fondi ndihmë shtetërore financiare për Znj. Natasha Selim Jella.
✅#Vendim për miratimin e raportit të zbatimit të buxhetit të vitit 2021(Janar-Shkurt).
✅#Vendim për miratimin e një ndryshimi në vkb nr. 268, date 20.03.2021 “Sistemin e taksave vendore” Bashkia Bulqizë.
✅#Informacion për performancën e shërbimeve në nivel bashkie.
✅#Vendim për dhënie titulli Qytetar Nderi i Bulqizës z.Ramiz Daci
AlbaniaUSA