Gëzimi i fëmijëve shoqëroi ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit.

❄️☃️Festat po afrojnë☃️❄️
🎄Gëzimi i fëmijëve shoqëroi ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit.🎄
Ardhshin të bekuara për çdo familje bulqizake, me sa më shumë mirësi, begati e shëndet!🤲
GËZUAR!🥂

 

Bulqiza tashmë për herë të parë ka një Plan të Përgjithshëm Vendor (PPV), të miratuar edhe nga këshilli Bashkiak.

Bulqiza tashmë për herë të parë ka një Plan të Përgjithshëm Vendor (PPV), të miratuar edhe nga këshilli Bashkiak.
Ky plan parashikon zhvillimin e territorit të Bashkisë Bulqizë për një periudhë 15 vjeçare dhe tregon zonat e zhvillimit të ndara në njësi strukturore ku përcaktohen edhe treguesit e zhvillimit dhe prioritetet për çdo njësi administrative.
Një nga objektivat e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) është drejtimi i zhvillimit tw sistemit urban të banimit dhe harmonizimi i tij me 4 sistemet e tjera në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Në këtë kontekst, ruajtja, mënyra e përdorimit dhe, sipas rastit, konsolidimi i sistemeve të tjera territoriale janë pjesë e këtij objektivi. Pikërisht për qëllime planifikimi dhe menaxhimi, territori ndahet në 5 sisteme territoriale, të cilat përcaktohen në nivel makro-planifikues në Strategjinë e Zhvillimit të Territorit, dhe detajohen përmes Planit të Zhvillimit të Territorit dhe Rregullores së PPV- së.
Propozimet territoriale të prezantuara në Strategjinë e Zhvillimit të Territorit të bashkisë Bulqizë, të detajuara në këtë dokument, janë reflektuar edhe në sistemet territoriale të propozuara, sipas
përcaktimeve të Rregullores së Planifikimit të Territorit (VKM nr.671).
#PPV mbështetet në disa pika kyçe për zhvillimin e Bulqizës:
Sistemet e zhvillimit strategjik;
Sistemi i infrastrukturës së transportit;
Sistemi i ndarjes së territorit sipas sistemeve territoriale;
Sisteme territoriale të propozuara;
Sistemet e propozimit të tokës;
Sistemet e fazave të zbatimit të PPV.
Zonat e rëndësisë kombëtare, të trashëgimisë kulturore dhe monumentet.

Bulqiza mbulohet nga dëbora, ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë dal në terren me të gjitha kapacitetet për të pastruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë ditës së sotme reshje të shumta dëbore kanë rënë në zonat malore të Bulqizës, por jo vetëm.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës, ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë dal në terren me të gjitha kapacitetet për të pastruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore

Bashkia Bulqizë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen sa më të kujdesshëm në timon dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Rruga e Arbrit tashmë është realitet dhe dibranët kanë arsye për ta festuar dy herë 29 nëntorin.

Rruga e Arbrit tashmë është realitet dhe dibranët kanë arsye për ta festuar dy herë 29 nëntorin.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, përfaqësues të lartë të shtetit, drejtues të pushtetit vendor dhe shumë qytetarë që kanë ndjekur nga afër çeljen zyrtare të Rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit është një nga projektet strategjike të realizuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama, duke e shkurtuar distancën Tiranë-Dibër në 74 km. Ndërkohë, Bulqiza do të jetë akoma më afër kryeqytetit, në një distancë shumë më të vogël, duke u kthyer kështu në një mundësi shumë të mirë për banorët dhe fermerët vendas që dëshirojnë të shfrytëzojnë tregjet e Tiranës.
Përmes kësaj rruge, qarku i Dibrës bëhet pjesë e korridorit lidhës Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit lidh Tiranën me Dibrën, Dibrën e Madhe, Tetovën e Shkupin, duke u kthyer në një rrugë lidhëse ndërkombëtare.

AlbaniaUSA