Krijohet për herë të parë Parlamenti Rinor në Bashkinë Bulqizë.

Krijohet për herë të parë Parlamenti Rinor në Bashkinë Bulqizë.

U zhvillua sot mbledhja e parë e cila i hap rrugë një rrugëtimi të gjatë e premtues të të rinjve të Bulqizës. Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë, z.Lefter Alla, i cili përshëndeti punën e nisur nga ky grup të rinjsh. Ndër të tjera z.Alla u shpreh se Bashkia Bulqizë do të mbështesë çdo iniciativë rinore, e cila nxit formimin e tyre intelektual dhe ndryshon të ardhmen e Bulqizës.
Parlamenti Rinor Bulqizë ka në përbërje të tij 22 të rinj energjik të ardhur nga të gjitha njësitë administrative e që do të sjellin ndryshime rrënjësore për të rinjtë e bashkisë tonë.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka pritur në zyrën e tij stafin e grave që kanë më shumë vite pune në administratën e Bashkisë.

Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka pritur në zyrën e tij stafin e grave që kanë më shumë vite pune në administratën e Bashkisë.
Ndërkohë, në mjediset e Bibliotekës ai u takua edhe me punonjëse të pastrimit dhe gjelbërimit, teksa u dhuroi atyre buqeta me lule dhe u uroi 8 Marsin.
Ai vlerësoi zonjat e stafit të Bashkisë si një pasuri e madhe për këtë institucion, të cilat kanë shërbyer për vite me radhë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Z.Alla shprehu urimet më të mira për to, duke shpresuar se viti i ardhshëm do t’i gjejë të gjithë qytetarët tanë të çliruar nga pandemia që ka zgjatur prej mëse një viti.
Gjithashtu me rastin e 7-8 Marsit, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla ka vizituar sot mësuese Sadeten, e cila njihet për kontributin e saj në arsim në qytetin e Bulqizës. 💐
Z.Alla vlerësoi punën e saj të çmuar, duke shprehur mirënjohje në emër të të gjithë atyre brezave që kanë përfituar prej profesionalizmit të mësuese Sadetes.
Ajo tashmë është në pension, duke gëzuar respektin e shumë gjeneratave.

 

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje mësues nga të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje mësues nga të gjitha njësitë administrative.

Në një ceremoni simbolike të organizuar me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit, Kryetari Alla falenderoi mësuesit pjesëmarrës për kontributin që kanë treguar gjatë gjithë karrierës së tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave të njëpasnjëshëm. “Në këtë ditë të shënuar ne i kemi të freskëta sakrificat e mëdha që janë bërë në rrugën e dijes. Sot, më shumë se kurrë, dua të vlerësoj figurën e mësuesve, jo vetëm për rolin dhe kontributin që ka pasur në shoqërinë tonë gjatë gjithë historisë, por edhe për sakrificën e madhe që kanë bërë prej mëse një viti, në kushte shumë të vështira pandemie. Me një përkushtim të pazakontë, edhe pse në shumë raste në kushte jo të barabarta me të tjerë mësues në vende të ndryshme të botës, mësuesit tanë kanë punuar me zemër për të mos i lënë fëmijët të humbasin në rrugën e dijes.”, tha z.Alla ndër të tjera.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit”, znj.Ledjana Gjoka shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë stafet pedagogjike në të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë, duke i vlerësuar ata si simbole të sakrificës dhe përkushtimit.

Mbrojtja e pyjeve një prioritet i Bashkise Bulqizë.

Në kuadër të mbrojtjes së pyjeve nga dëmtimet e paligjshme, Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione shtetërore dhe banorë të zonës.
Në takim morën pjesë banorë të fshatit Vajkal, përfaqësues të policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe drejtorisë së pyjeve, ku u diskutua rreth situatës aktuale dhe mbrojtjes së pyjeve nga dëmtimet e paligjshme.
Kryetari Alla u kërkoi përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese të marrin masa ndaj çdokujt që dëmton pemët, apo që keqpërdor hapësirat pyjore për kultivim të lëndëve narkotike.
Nga ana tjetër, ai u bën apel edhe banorëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi dhe dëmtimi të pyjeve.

AlbaniaUSA