Përfundon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Trebisht.

Përfundon rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Trebisht.
Janë mbi 1300 banorë që do të përfitojnë një shërbim shumë më cilësor nga Qendra Shëndetësore në Trebisht, e cila iu nënshtrua një rikonstruksioni total.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka vizituar nga afër mjediset e qendrës shëndetësore të kësaj njësie, e cila tashmë ofron një shërbim të denjë për banorët e Trebishtit. Projekti u realizua falë fondit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë vizitës në këtë njësi, Kryetari Alla u takua edhe me disa prej banorëve, me të cilët ndau projektet për rikonstruksion të zyrave të NjA Trebisht dhe të rrugëve rurale që kalojnë përmes saj.

Bashkia Bulqizë organizon ekspoziten e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.

Kryetari i bashkisë Z.Lefter Alla priti në zyrën e tij nxënësit pjesëmarrës në ekspozitën e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.
Gjatë këtij takimi kryetari falenderoi nxënësit, të cilët me punimet e tyre i dhanë një dimension tjetër ditës së minierës së Bulqizës dhe shpërndau 20 certifikata për pjesëmarrësit.
Punimet më të mira të kësaj ekspozite u vlerësuan me çmime simbolike.
Në vendin e parë u përzgjodh Denisa Grosha, nxënëse e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta”, Fushë Bulqizë.
Në vendit e dytë u rendit Anakeda Karaj nga gjimnazi “Arbëria” dhe Enki Gjini nga shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Daçi”, Shupenzë.
Në vendin e tretë u rendit Ana Shehu nga shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, Bulqizë dhe Elionida Lika nga shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, Bulqizë.

Përfundojne punimet në qendrën shëndetësore në Lagjen e Re Bulqizë.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë Z. Lefter Alla ka inspektuar përfundimin e punimeve në qendrën shëndetësore në lagjen e re Bulqizë. Ky është një investim i qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë në kuadër të projektit “Për rikonstruksionin e 300 qendrave shëndetësore’’.
Rikonstruksioni u realizua brenda një harku kohor prej 3 muajsh. Nga ky investim do të përfitojnë 5161 mijë banorë.
Ndërkohë, Bashkia Bulqizë ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare në disa projekte të cilat kanë impakt në komunitet, siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një aktivitet për 18 shkurtin ditën e minierës së Bulqizës.

Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një aktivitet për 18 shkurtin ditën e minierës së Bulqizës. Si sot e 73 vite më para kjo minierë është krijuar duke nisur hap pas hapi edhe krijimin e qytetit të Bulqizës.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Bulqizë z. Lefter Alla, Kryetari i Këshillit Bashkiak Bulqizë z. Gëzim Xhafa dhe Drejtori i minierës së Bulqizës z. Mikel Demçe.

 

Fjalën hapëse e mbajti Kryetari i Bashkisë i cili falenderoi dhe uroi të gjithë punëtorët e minierës së Bulqizës dhe gjithashtu bëri një përmbledhje të shkurtër historiku të minierës dhe vetë qytet it.
Më pas përshëndeti Drejtori i minierës z. Demçe i cili shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të sektorit minerar në Bulqizë dhe vuri theksin në punën e bërë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në këtë sektor, duke e cilësuar këtë si një prioritet në vazhdimësi.

 

Gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak përshëndeti me fjalën e tij në këtë ceremoni.
Të ftuar ishin edhe veteranë dhe pensionistë të cilët kishin vite në minierë të cilët folën me nostalgji dhe kujtuan hap pas hapi se si është rritur në vite sektori minerar në Bulqizë.

 

Në fund pjesëmarrësit patën mundësi të shikonin punimet nga ekspozita e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.

 

 

AlbaniaUSA