Nis projekti ‘Rritja e kapaciteteve të punonjësve dhe NJA të Bashkisë Bulqizë për agroturizmin dhe turizmin malor’

Në prezencën e Ambasadorit Bullgar në Shqipëri, Z. Ivaylo Kirov, çelëm siparin e projektit ‘Rritja e kapaciteteve të punonjësve dhe njësive administrative të Bashkisë Bulqizë për agroturizmin dhe turizmin malor’, i financuar nga Ndihma Bullgare për Zhvillim. Aktivitetet e këtij projekti ecin në një linjë me përpjekjet që Bashkia po bën me mbështetjen e qeverisë shqiptare për promovimin e këtij sektori, që është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. 🌿🏞️ Përmirësimi i kapaciteteve të administratës së qeverisjes vendore është kusht i domosdoshëm për të siguruar një proces të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel lokal.

Dita Botërore e Librit

📚23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit me një rezolutë të UNESCO-s, duke njohur rolin e tij si instrumenti më i fuqishëm për shpërndarjen e njohurive. Në kohën kur 🧑‍💻📲teknologjia, interneti dhe telefonat inteligjentë zënë kohën më të madhe të rinjve dhe fëmijëve, është thelbësore që të mbajmë lidhjen me librin dhe hapësirat kulturore.
Edhe në qytetin tonë, krahas fokusit në sfidat ekonomike dhe sociale, ⏭️ i japim prioritet pasjes së një biblioteke dhe pasurimit të saj në mënyrë të vazhdueshme.
Mirënjohëse ndaj studjuesit Shpëtim Cami dhe të gjithë kontribuesve për përpjekjet në promovimin e leximit dhe dijes në komunitetin tonë. 📚✨ #ditaboterorelibrit #PromovimiLibrit

Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim e Paqe.

Në një kohë kur sëmundjet kardiake, obeziteti, diabeti etj., po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe tek të rinjtë, duke pasur një ndikim të qenësishëm në cilësinë e jetës, është e rëndësishme të bëhemi pjesë e aktiviteteve që i kushtohen sportit dhe aktivitetit fizik.
Ndaj, sot, më 6 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe, organizuam një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë,  znj.Festime Mjeshtri, duke promovuar sportin dhe aktivitetin fizik si një gjuhë universale dhe mjet për edukim, shëndet, përfshirje sociale, zhvillim të rinisë dhe ndërtim të një mjedisi bashkëpunues e paqësor. 💪🏃‍♀‍🏃‍♂‍

NJOFTIM PER DEGJESE PUBLIKE date 24.04.2024, ora 16:00 ne NJA Gjoricë, në Ramnagore.

Bashkia Bulqizë me date 24.04.2024, ora 16:00 do të zhvillojë Dëgjesë Publike ne Njësine Administrative Gjoricë, në Ramnagore. Ftojmë banorët e Njësisë Administrative, punonjës të arsimit, shëndetësisë, kryetarët e strukturave komunitare, organizatat e shoqërisë civile, media, komuniteti i biznesit , fermerë dhe blegtorë në lidhje me projekt-aktin Dhënie në përdorim të fondit pyjor kullusor me qëllim: Ndërtim parku fotovoltaik subjekti AR-BA.06, subjekti Cami International, subjekti CAMI BI.

 

Ju mirëpresim!

 

 

AlbaniaUSA