Me praninë e Kryetarit të Bashkisë, z.Lefter Alla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, është hapur sot sinjali i Këndit Arkivor në Bashkinë Bulqizë.

Me praninë e Kryetarit të Bashkisë, z.Lefter Alla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, është hapur sot sinjali i Këndit Arkivor në Bashkinë Bulqizë, i cili u mundëson të gjithë të interesuarve akses në të dhënat e arkivës së përgjithshme.
Ai ndodhet pranë Bibliotekës në Pallatin e Kulturës dhe do të jetë në funksion të çdo të interesuari.
Këndi Arkivor shërben për efekt studimor. Studiuesit gjatë kohës që shfrytëzojnë Këndin duhet të zbatojnë rregulloren e Bibliotekës së qytetit të Bulqizës.
Regjistrimi në sallën e studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën katalogu.arkiva.al. Pas aprovimit, që zgjat një ditë pune, aplikuesit pajisen përmes emailit me fjalëkalimin për të hyrë në sallën e studimit.
Pasi janë regjistruar, mund të porosisin dosjet që dëshirojnë të konsultojnë, si në këtë Kënd Arkivor, po ashtu edhe në çdo kompjuter tjetër që ka lidhje me internet, në adresën katalogu.arkiva.al.
Dosjet e porositura nga shërbehen ditën që kanë përzgjedhur në sistem dhe qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune.
Kushdo që dëshiron të porosisë kopje digjitale të një ose disa dokumenteve, duhet të ndjekë udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.

Takim konsultativ me banorë nga fshatrat e Njësisë Administrative Gjoricë.

Në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka vijuar me takimet konsultative me banorë nga fshatrat e Njësisë Administrative Gjoricë.
Z.Alla ndau me ta punët e kryera gjatë këtyre tre viteve, teksa theksoi se ndërtimi i ujësjellësit të Gjoricës është një nga më të rëndësishmit për këtë zonë. “Gjorica, nga popullimi i saj e deri para një viti ka vuajtur për ujin e pijshëm. Për herë të parë, ne ia dolëm të bënim realitet një nga projektet shumë të rëndësishme për banorët e kësaj zone. Edhe pse furnizimi me ujë të pijshëm duhet të ishte zgjidhur para shumë kohësh, na u desh neve që ta realizojmë këtë ëndërr.”, tha Alla ndër të tjera.
Më tej, ai vlerësoi se nevojat e Gjoricës për më shumë investime në infrastrukturën rrugore, kanale ujitëse dhe përmirësim të shërbimeve publike mbeten prioritetet e punës së Bashkisë Bulqizë për vitin e ardhshëm.

Në TREBISHT, në një dëgjesë publike për buxhetin 2023.

ME NJERËZIT ❤️ PËR NJERËZIT
🎯Kësaj here në #TREBISHT, në një dëgjesë publike para se të finalizojmë zërat e #buxhetit2023.
👉Nevojat, shqetësimet dhe kërkesat e çdo banori të Bulqizës do të jenë jenë elementët përbërës së buxhetit të vitit të ardhshëm, duke garantuar që çdo qindarkë të vihet në funksion së mirës së përbashkët.
👉Në vizion tonë banorët nuk ndahen sipas zonave, tarafeve apo bindjeve politike. Ne mund të bëjmë përpara vetëm të bashkuar me në fokus interesin e qytetarit.

Në Shupenzë, në një bashkëbisedim me banorët e zonës mbi Buxhetin2023

ME NJERËZIT ❤️ PËR NJERËZIT
🎯Në #Shupenzë, në një bashkëbisedim me banorët e zonës mbi #Buxhetin2023, duke folur jo vetëm për angazhimet & investimet tona gjatë këtyre tre viteve, por edhe për vizionin dhe planet që kemi në vijimësi për të qenë ▶️KUDO, me ▶️KËDO dhe me ▶️GJITHÇKA mundemi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve tanë.