Në dëgjesën publike të radhës, u mblodhëm me banorë të NjA #Zerqan, ku ndamë shqetësimet, nevojat dhe mundësitë tona për të adresuar zgjidhje ndaj çështjeve që i përkasin pushtetit vendor dhe atyre për të cilat duhet t’u drejtohemi instancave qeveritare.
Puna me infrastrukturën rrugore;
Nevojat për zhvillimin e infrastrukturës vaditëse;
Përmirësimi dhe investimet në ujësjellës;
Domosdoshmëria për të ndërhyrë në rrjetin elektrik;
Fëmijët e Lagjes Gjeologu, dhe jo vetëm, sot kanë më shumë mundësi argëtimi falë punës që #BashkiaBulqizë po kryen për terrenet e reja sportive.
𝘍𝘶𝘴𝘩𝘢𝘵 𝘦 𝘷𝘰𝘭𝘦𝘫𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵 & 𝘣𝘢𝘴𝘬𝘦𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘵 do të jenë në funksion të plotë për komunitetin, një mundësi e përkryer për të pasuruar jetën sociale me më shumë aktivitete sportive dhe shëndet të mirë për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.
Çdo sugjerim dhe nevojë e prezantuar nga banorët e Krastës do të vlerësohet me vëmendje të shtuar dhe do të adresohet për zgjidhje në zërat e buxhetit të vitit 2023.
I nisëm këto dëgjesa publike nga #Krasta, të ndërgjegjshëm për të gjitha nevojat më emergjente të kësaj zone, për të vijuar më tej në çdo njësi. Konsultimet tona do të vijojnë në të gjitha njësitë administrative, me dëshirën e mirë për të adresuar aty ku duhet çdo qindarkë të buxhetit 2023.