Kryeministrit Edi Rama vizitë në Tregun Rajonal të Shupenzës.

Prania  e Kryeministrit #EdiRama dhe disa prej anëtarëve të rëndësishëm të kabinetit qeveritar në Tregun Rajonal të Shupenzës,📍 si edhe bashkëbisedimi me banorë e fermerë të zonës, ishte një tjetër dëshmi e vullnetit të qeverisë për të mbështetur politikat tona për zhvillimin rural kudo në Bulqizë.

Kalendari i Konsultimeve publike Tetor 2022

 

Konsultim Publik Njesia Administrative Martanesh

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Zerqan

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Shupenzë

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Gjoricë

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Ostren

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Bulqizë

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Fushë-Bulqizë

 

Konsultim Publik Njësia Administrative Trebisht

Rruga në Ostrenin e Madh drejt përfundimit.

Ka nisur puna për hedhjen e asfaltit në rrugën e Ostrenit të Madh në Bulqizë.

Kryebashkiaku Lefter Alla pa nga afër punimet dhe  premtoi se javën e ardhshme kjo rrugë do të ketë përfunduar plotësisht.

Në edicionin e 28-të të festivalit mbarëkombëtar 𝐎𝐃𝐀 𝐃𝐈𝐁𝐑𝐀𝐍𝐄, ku 𝘢𝘳𝘵𝘪𝘴𝘵𝘦𝘵 𝘯𝘨𝘢 𝘉𝘶𝘭𝘲𝘪𝘻𝘢 𝘭𝘢𝘯𝘦 𝘨𝘫𝘶𝘳𝘮𝘦 𝘯𝘦 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘦𝘴𝘦𝘯 𝘦 𝘢𝘳𝘵𝘥𝘢𝘴𝘩𝘦𝘴𝘷𝘦 që mbushën sallën e Pallatit të Kulturës në Peshkopi

𝐎𝐃𝐀 𝐃𝐈𝐁𝐑𝐀𝐍𝐄 bëri bashkë një sërë grupesh artistike nga qytete dhe treva të shumta shqiptare, ku përfaqësuesit e Bulqizës, përmes artit e kulturës tradicionale që përcollën, lanë gjurmë në kujtesën e artdashësve dibranë.
Bulqiza u përfaqësua në këtë festival me vallet e Gollobordës, Martaneshit e Bulqizës, dhe me këngët “Babë Fejzë Bulqiza” dhe “O Bilbil more Bilbil”.
Vallja e Gollobordës u interpretua nga Merjeme Muça, Dallëndyshe Tola, Enxhi Tola, Drita Koçi, Sajmira Muça, Serjana Muça, Dallëndyshe Tola, dhe u shoqërua në instrument nga Xhevat Kodra në curle dhe Zabit Kodra në lodër.
Rapsodi Adem Ceni, i shoqëruar nga Hajri Alimani dhe Besnik Dema interpretuan këngën Baba Fejzë Bulqizën.
Vallja e Martaneshit u kërcye nga Anina Rrushi, Hume Cukali, Alesia Haslika dhe Danjela Murati, të shoqëruar në instrumente nga Kujtimi Shehu (Firzamonikë), Xhevat Kodra (Curle) dhe Zabit Kodra (Lodër).
Jeta Mazari tërhoqi vëmendjen e artdashësve dibranë përmes këndës “O Bilbil more Bilbil”.
Prezantimi i artistëve që përfaqësuan Bulqizën në Odën Dibrane u mbyll me “Vallen e Bulqizës”, ku në skenë ishin Malvina Peti, Hane Përkola, Brunilda Musaj, Zemrie Peti, Anisa Hysa për vallen e grave dhe Vëllezërit Sinan e Selim Alliu për vallen e burrave.
Ky ishte edicioni i 28-të i festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane”.