Rezultatet e prekshme të punës në Bulqizë 2019-2022

Rrugët, ujësjellësit, kanalet ujitëse, rehabilitimi i qytetit, investimet në shërbimet shëndetësore, puna për fuqizimin e rinisë së Bulqizës, shkollat verore dhe kurset e shumta falas për fëmijët, pastrimi dhe ndërgjegjësimi qytetar ndaj kësaj teme kaq sensitive, si edhe shumë angazhime të tjera të aktivitetit tonë gjatë këtyre tre viteve ishin pjesë e prezantimit në dëgjesën publike të javës së shkuar, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.
👉Ne kemi vizionin, dëshirën, vullnetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, për ta bërë Bulqizën bashkinë që duam!

Me ekipet e të rinjve në basketboll dhe volejboll nga shkolla të ndryshme të Bulqizës.

Me ekipet e të rinjve në basketboll dhe volejboll nga shkolla të ndryshme të zonës⛹️⚽
🏐🚴🏻‍♀️Investimet në terrene sportive si në shkolla dhe në hapësira të tjera të qytetit, mbetet prioritet i qeverisë dhe bashkisë, parë si një formë e shëndetshme edukimi për të rinjtë shqiptarë, por dhe në në nxjerrjen e talenteve të reja

Kryeministri Edi Rama viziton pikën e grumbullimit të bimëve medicinale në Bulqizë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, vizituan pikën e grumbullimit të bimëve medicinale, ku Drilon Voci, me mbështetjen e qeverisë përmes programit IPARD II ka ndërtuar një pikë grumbullimi dhe linjë përpunimi për bimët aromatike medicinale, kërpudhat, mjaltin, bimët dekorative, kërmijtë, me fokus eksportin në tregjet evropiane.

Kryeministri Edi Rama, Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla zhvilluan sot një takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë.

Nga takimi me gratë dhe vajzat e Bulqizës, ku Kryeministri #EdiRama dhe Zv.Kryeministrja #BelindaBalluku ndanë disa këshilla të vlefshme për fuqizimin dhe përfshirjen e tyre në sipermarrje të ndryshme.