U zhvillua sot mbledhja e rradhës e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

U zhvillua sot mbledhja e rradhës e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.
Mbledhja u mbajt nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, ku morrën pjesë të gjithë drejtuesit e Institucioneve të tjera të kësaj bashkie .
Kjo mbledhje u referua në bazë të disa pikave si :
🔸️Rendi publik dhe siguria publike në qytetin e Bulqizës.
🔸️Masat e marra për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe kultivimin e lëndëve narkotike.
🔸️Referimi i rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
🔸️Pastrimi i ambjenteve dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për një#Bulqizë të pastër.
#Turizmi në Bulqizë.
🔸️Mbyllja e vitit shkollor dhe përgatitja e godinave për vitin e ardhshëm.
🔸️Vapa dhe temperaturat e nxehta të kësaj vere ku të evidentohen daljet e panevojshme në diell.
🔸️Shërbimi Spitalor në raste virozash apo pickime nga insekte dhe zvarranikë.
🔸️Shërbimi zjarrëfikës në raste zjarresh.

Ka vijuar sërish aksioni në të premten e fundit të këtij muaji për të pastruar mjediset publike kudo në Bulqizë.

Ka vijuar sërish aksioni në të premten e fundit të këtij muaji për të pastruar mjediset publike kudo në Bulqizë.
#BashkiaBulqizë u bën apel qytetarëve dhe bizneseve t’i bashkohen kësaj nisme, duke treguar një vëmendje të shtuar ndaj abuzimit me hedhjen e mbeturinave në mjediset e përbashkëta.

Këshilli Bashkiak i Bulqizës zhvilloi sot mbledhjen e rradhës ku u miratian këto vendime:

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak Bulqizë zhvilloi mbledhjen e rradhës ku u miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmën ekonomike sipas skemës 6% për muajin Maj 2022”.
#Vendim“ Për një ndryshim në VKB-në nr. 293 datë 24.12.2021 për miratimin e Buxhetit të Bashkisë për vitin 2022”.
#Vendim“ Për miratimin e raportit të monitorimit të buxhetit të vitit 2022 ( Janar – Prill) ”
#Vendim“ Për miratimin e rregullores së bashkisë në lidhje me Administrimin e mbetjeve”.
#Vendim “ Për dhënien e titullit qytetar nderi i Bulqizës Z. Ahmet Sujleman ZOGU

Përkujtohet themelimi i Teqesë së Bllacës! Të pranishëm Baba Mondi, Baba Halili dhe Kryetari Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla

Kryetari Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, ishte i pranishëm në perkujtimin e themelimit të  Teqesë së Bllacës, ku të   pranishëm ishin edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondin, Baba Halilin dhe shumë besimtarë të tjerë.

U përkujtua themelimi dhe roli i Teqesë në ruajtjen dhe ripërtërimin e vlerave shpirtërore të banorëve të zonës, e jo vetëm.