U zhvillua sot në prezencën e kryetarit të bashkisë z.Lefter Alla një takim me ekipin e Bankës Botërore

U zhvillua sot në prezencën e kryetarit të bashkisë z.Lefter Alla një takim me ekipin e Bankës Botërore #SilviaMauri Senior Agricultural Specialist dhe #Xueling Li,PhD Agriculture Economist & Agriculture and Food Global Practice dhe Fermerë të frutave dhe perimeve të zonës tonë, ku u diskutua mbi vështirësitë e mëdha që hasin këto fermerë në të gjithë procesin e punës së tyre duke nisur nga mbjellja,ruajtja dhe deri tek shpërndarja e konsumatorit.
✅Në takim u theksua mbështejta e madhe që ka dhënë Bashkia në ndihmesë të bujqësisë si në përmirësimin e sistemit vaditës ashtu dhe në këshillimin për përfitimet e granteve bujqësore.
Fermerët ngritën shqetësimin e tyre mbi ngritjen e një pike grumbullimi në mënyrë që të garantohet tregu i prodhimeve të tyre.

Sot në promovimin e dhjetë botimeve të autorit Demir Rusi në Bulqizë .

Sot në promovimin e dhjetë 📚📝botimeve të autorit Demir Rusi në 📍Bulqizë . Të pranishëm ishin shumë emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare. Një vlerë e shtuar në këtë aktivitet ishte edhe artistja e madhe znj.Margarita Xhepa e cila interpretoi vargje të krijimitarisë së autorit.
Urojmë suksese në vazhdimësi dhe sa më shumë krijime të tjera✍️

Në kuadër të “Tetorit të Librit”, Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me  Shoqatën  Atdhetare Kulturore Bulqiza ka organizuar një aktivitet kulturor, ku janë vlerësuar disa autorë bulqizakë për botimet e tyre historike rreth Bulqizës.

Në kuadër të “Tetorit të Librit”, Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me  Shoqatën  Atdhetare Kulturore Bulqiza ka organizuar një aktivitet kulturor, ku janë vlerësuar disa autorë bulqizakë për botimet e tyre historike rreth Bulqizës.
Autorët e vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje janë #BashkimLami, #YmerKeta, #KadriDauti, #ArifShutina, #AgimDemiri dhe #DestanRama.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, i cili i vlerësoi studimet e tyre si vepra që dokumentojnë dhe përjetësojnë histori, tradita dhe vlera të Bulqizës dhe bulqizakëve në periudha të ndryshme të historisë, të cilat do të shërbejnë në ruajtjen e memories kolektive të gjithë kësaj krahine.

Rrjetit të qendrave të reja shëndetësore do t’u shtohet edhe ajo në #Topojan, e cila po ndërtohet falë një bashkëpunimi të Bashkisë Bulqizë me #IslamicRelievAlbania.

Një qendër e re shëndetësore po ndërtohet në #Topojan, NjA #Shupenzë, e cila së shpejti do t’u shtohet shumë të tjerave që janë ndërtuar në pothuajse të gjithë Bashkinë tonë.
Projekti po ndërtohet falë një bashkëpunimi të ngushtë të Bashkisë Bulqizë me fondacionit #IslamicRelievAlbania, një nga partnerët tanë besnikë ndër vite.
Gjatë këtyre viteve, Bashkia Bulqizë i ka vlerësuar si prioritet të punës së saj investimet në qendrat shëndetësore pranë banorëve në fshatra të ndryshme në të gjitha njësitë.
AlbaniaUSA