Rreth 275 familje në nevojë kanë përfituar sot ndihma në ushqime dhe batanije.

Rreth 275 familje në nevojë kanë përfituar sot ndihma në ushqime dhe batanije.
Ndihmat u dhuruan nga #ShoqataKatar me rastin e muajit të Ramazanit, për jetimë dhe familje në nevojë nga të gjitha njësitë administrative.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Katar z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker, u prit nga Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla. Kryebashkiaku Alla e falënderoi z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker për ndihmat e ofruara dhe i dhuroi një certifikatë mirënjohjeje.
Nga ana tjetër, z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker shprehu gatishmërinë për të vijuar me investimet në Bulqizë në banesa sociale,shëndetësi dhe arsim.

#BulqizaEpastër

🎯#DitënNdërkombëtareTëTokës, bashkë me kolegë të administratës së Bashkisë, ishim sërish në terren për të pastruar dhe ndërgjegjësuar çdokënd që abuzon me mjediset e përbashkëta.
#BulqizaEPastër është motoja jonë për ta kthyer Bulqizën në Bashkinë që duam.

Njoftim për Ekspert të Liçensuar

Bashkia Bulqizë bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”,Ligjit Nr.90/2019, “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”,i ndryshuar, Neni 3 “Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë “ pikat 1,2,3,4, VKM-se nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes” dhe Udhëzimit nr. 5222, datë 26.06.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, kërkon një ekspert të licensuar për rivlersimin e pronave dhe aseteve shtetërore (pasurive te paluajtshme), me një siperfaqe 3283 m2 me vendnodhje në zonën kadastrale 8612, siperfaqe kjo e ndarë në 1(një) numër pasurie.

Për sa më sipër të gjithë të interesuarit mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit zyrtar të Bashkisë Bulqizë [email protected]

Afati i fundit për të aplikuar është data 22 Prill 2022.

Banorët e fshatit #Dushaj do të kenë një shërbim shëndetësor brenda të gjitha standardeve që kërkohen nga një qendër shëndetësore.

Banorët e fshatit #Dushaj do të kenë një shërbim shëndetësor brenda të gjitha standardeve që kërkohen nga një qendër shëndetësore. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, vizitoi nga afër mjediset e qendrës së re shëndetësore të ndërtuar në këtë fshat. Ai vlerësoi se këto qendra lehtësojnë nevojat e banorëve për shërbime të shpejta shëndetësore, e që Bashkia Bulqizë do të këmbëngulë për t’ua çuar këtë mundësi sa më pranë vendbanimeve të tyre.
Qendra u ndërtua falë partneritetit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila përmes #ProjektitHAP po bashkëpunon në ndërtimin e disa qendrave të ngjashme.
AlbaniaUSA