Përfundon depoja e Ujësjellësit të Qytetit me kapacitete 1000 m3

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla zhvilloi një vizitë në kantierin e ndërtimit te Ujësjellësit te Qytetit, ku tashmë ka përfunduar depoja e re me një kapacitet 1000 m3, e cila do të furnizojë Lagjen e Re dhe Vajkalin.
Me heqjen e linjave të vjetra, qytetarët do të marrin shërbim duke zgjatur orarin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ka përfunduar ndërtimi i Qendrës Shëndetësore në #Zogjaj, të NjA Shupenzë.

Ka përfunduar ndërtimi i Qendrës Shëndetësore në #Zogjaj, të NjA Shupenzë.
Projekti u realizua me mbështetjen e “International Project Aid” dhe “Vizion OJF”, të cilët kontribuuan për ndërtimin nga fillimi të kësaj qendre..
Kjo qendër është e plotësuar me pajisje brenda të gjitha standardeve të nevojshme për këtë lloj shërbimi.
Bashkia Bulqizë vazhdon të angazhohet me ndërtimin e qendrave shëndetësore në të gjitha njësitë administrative, duke e vlerësuar investimin në shërbimin shëndetësor si ndër prioritetet e saj.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, #1Qershori solli një atmosferë festive në qytetin e Bulqizës.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, #1Qershori solli një atmosferë festive në qytetin e Bulqizës. Të vegjlit e qytetit dhe nga të gjitha njësitë administrative iu bashkuan festimeve në qendër të qytetit, ku fillimisht vizituan mjediset e Bashkisë Bulqizë.
Kryetari Lefter Alla liroi zyrën dhe mjediset e Bashkisë për fëmijët, me të cilët kaloi pak kohë dhe bashkëbisedoi për dëshirat e tyre.
Më tej, aktivitetet vijuan me organizimet festive në pedonalen e qytetit dhe në pallatin e kulturës.

Është inauguruar sot fusha e re e futbollit në Shupenzë, pranë shkollës 9-vjeçare Ibrahim Daçi.

Është inauguruar sot fusha e re e futbollit në Shupenzë, pranë shkollës 9-vjeçare Ibrahim Daçi.
Fusha u çel me një ndeshje midis ekipeve të Gjimnazit #RifatManjani dhe #GjimnazitArbëria. Djemtë e Gjimnazit #RifatManjani shënuan fitoren e parë në këtë fushë, e cila është me një tapet bari natyral, e që do të shërbejë si një mjedis komunitar jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për një sërë aktivitetesh të tjera sportive që do të organizojë Bashkia Bulqizë.
AlbaniaUSA