Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

📍Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla vizitoi nga afër punimet që po kryhen në rrugën e lagjes “Kole” dhe në lagjen “Allmete”  në Qytetin e Vjetër, ku punimet janë  në fazën përfundimtare.✅

Kryetari i Bashkisë z.Alla ka premtuar se do të përkushtohet maksimalisht për ta ndryshuar rrënjësisht  Bashkinë Bulqizë dhe për të bërë më të mirën për komunitetin.
Prej ditësh ai ka ndjekur nga afër punimet në disa rrugë, në të cilat po punohet paralelisht për t’i asfaltuar. Ai e ka shpallur përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një ndër prioritetet e punës së tij.

 

Ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë nisur sot punën në asfaltimi e rrugës në Lagjen e Nënstacionit.

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës në Lagjen e Nënstacionit.

Ky është një projekt i rëndësishëm i cili jo vetëm do t’i japë një pamje tjetër kësaj lagjeje, por edhe do të lehtësojë kalimin e banorëve dhe automjeteve.

#BashkiaBulqizë vijon ta vlerësojë përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një prioritet të punës së saj.

 

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forcave të armatosura shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forcave të armatosura shqiptare, ku u njoh nga afër me planin për zhvillimin e stërvitjes ushtarake shqiptaro-amerikane, e cila do të zhvillohet në Bizë të Martaneshit.

Gjatë takimit u theksua se banorët e kësaj zone nuk duhet të shqetësohen për praninë e shtuar të forcave ushtarake që do të vënë re.

Bëhet fjalë për stërvitjen shumëkombëshe “#DefenderEuruope21” më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë. Stërvitja ka një rëndësi të veçantë, pasi Komanda Amerikane e Evropës dhe Afrikës e organizon atë për herë të parë në këtë rajon.

Synimi i kësaj stërvitjeje kërkon një bashkërendim midis shumë kombeve. Ajo, përveç planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, është e rëndësishme edhe për faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gatishmërinë operacionale të forcave aleate, si edhe mundëson komunikimin dhe ndërveprimin midis trupave nga vende të ndryshme për të vepruar në nivel taktiko-operacional.

Mjalti i prodhuar në Bulqizë mund të përfaqësojë më mirë se çdo produkt tjetër prodhimet “Made in Albania”.

Mjalti i prodhuar në Bulqizë mund të përfaqësojë më mirë se çdo produkt tjetër prodhimet “Made in Albania” 🙏
📍Arjan Zogu ndjek një traditë të trashëguar prej mëse 4 brezash në Valikardhë të NjA Zerqan.🤗
Janë rreth 3️⃣0️⃣0️⃣ koshere bletë🐝 prej të cilave përftohet  Qumësht BletePolen, Mjaltë, PropolisDyll dhe kremra me produkte blete.

Shijen më të pakrahasueshme të mjaltit mund ta gjeni tek
☑️Mjalti i luleve🌺🌸👌
☑️Mjalti i gështenjës👌
☑️Mjalti i Trumzës👌

Puna dhe mundi i familjes Zogu arrin deri në 1️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ kg mjaltë të prodhuar çdo vit.👏

Mjaltë, Made In Albania, Made In Bulqiza, Produkte Vendase, Produkte Bio.

AlbaniaUSA