Sot shënuam hapjen e sezonit turistik në një aktivitet të organizuar në ambientet e tregut të ri të produkteve bujqësore.

Sot shënuam hapjen e sezonit turistik në një aktivitet të organizuar në ambientet e tregut të ri të produkteve bujqësore 🏞️🎉. Falë investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, Bulqiza ka njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve 📈🌍. Vetëm vitin e kaluar, pikat tona turistike u vizituan nga më shumë se 1️⃣3️⃣mijë turistë vendas dhe të huaj 🧳✨. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij sezoni, kam kërkuar gatishmërinë e të gjitha institucioneve vendore, duke qenë se turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë lokale 🏛️💪. Është e domosdoshme që të gjithë të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë për të promovuar bukuritë dhe pasuritë natyrore e kulturore të Bulqizës, në mënyrë që të vazhdojmë të tërheqim një numër sa më të madh vizitorësh 🌸🏰
Ndërkohë, në nisje të sezonit turistik ne kemi një ftesë për të gjithë: ‘Këtë verë mos e le pa ardh n’Bulqizë’ ☺️

Bashkia Bulqizë më 24.05.202416:00 do të zhvillojë dëgjesë publike Fshati Vajkal 1, Lagjia Gjoke.

Njoftim!
Bashkia Bulqizë më 🗓️24.05.2024⏱️16:00 do të zhvillojë dëgjesë publike 📍Fshati Vajkal 1, Lagjia Gjoke.
Ftojmë banorët e zonës,punonjës të arsimit,shëndetësisë, kryetarët e strukturave komunitare, organizatat e shoqërisë civile, media, komunitet I biznesit, fermerë dhe blegtorë në lidhje me projekt aktin dhënie në perdorim të fondit pyjor kullosor me qëllim “ Ndërtim Parku Fotovoltaik “ nga subjekti ALPRONE CONSTRUCTION.
pomirëpresim!

Takim 2-ditor në Sofie me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Mezdrës, z. Ivan Asparuhov.

Takim 2-ditor 📍në Sofie me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Mezdrës, z. Ivan Asparuhov. Bashkë me Mariglen Disha kryetarin e Bashkisë së Librazhdit dhe me përfaqësues të dy institucioneve tona zhvilluam një sërë takimesh të rëndësishme. Në takim me z. Asparuhov shprehëm vullnetin për të vazhduar 🤝bashkëpunimin në nivel lokal dhe për të thelluar lidhjet në disa fusha prioritare për të dy vendet. ⏭️Në ditën e dytë të takimit, u pritëm nga zëvendës-presidentja e Bullgarisë, znj. Iliana Iotova, ku arritëm një 📑marrëveshje të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për të përfituar nga mbështetja financiare e BE-së. Financimi i projekteve nga BE-ja ofron një mundësi të jashtëzakonshme që duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive. 😊 Po ashtu, me kënaqësi iu përgjigja pozitivisht interesit të gazetarëve për të diskutuar rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit mes dy bashkive tona.

Eja në Bulqizë për natyrën, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Fundjavë me të rinjtë e gjimnazit ‘Arbëria’ për të eksploruar resurset natyrore të Bulqizës. ‘Ujëvara e Duriçit’, një nga destinacionet turistike më të bukura të zonës, ofron një eksperiencë të jashtëzakonshme me ajër të pastër, ujë të ftohtë dhe një peisazh mahnitës. Një ftesë e hapur për të gjithë, #EjanëBulqizë për natyrën, historinë dhe trashëgiminë kulturore

AlbaniaUSA