Bulqiza mbulohet nga dëbora, ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë dal në terren me të gjitha kapacitetet për të pastruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë ditës së sotme reshje të shumta dëbore kanë rënë në zonat malore të Bulqizës, por jo vetëm.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës, ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë dal në terren me të gjitha kapacitetet për të pastruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore

Bashkia Bulqizë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen sa më të kujdesshëm në timon dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Rruga e Arbrit tashmë është realitet dhe dibranët kanë arsye për ta festuar dy herë 29 nëntorin.

Rruga e Arbrit tashmë është realitet dhe dibranët kanë arsye për ta festuar dy herë 29 nëntorin.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, përfaqësues të lartë të shtetit, drejtues të pushtetit vendor dhe shumë qytetarë që kanë ndjekur nga afër çeljen zyrtare të Rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit është një nga projektet strategjike të realizuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama, duke e shkurtuar distancën Tiranë-Dibër në 74 km. Ndërkohë, Bulqiza do të jetë akoma më afër kryeqytetit, në një distancë shumë më të vogël, duke u kthyer kështu në një mundësi shumë të mirë për banorët dhe fermerët vendas që dëshirojnë të shfrytëzojnë tregjet e Tiranës.
Përmes kësaj rruge, qarku i Dibrës bëhet pjesë e korridorit lidhës Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit lidh Tiranën me Dibrën, Dibrën e Madhe, Tetovën e Shkupin, duke u kthyer në një rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Festimet e 28-29 nëntorit kanë vijuar me një program të përgatitur enkas nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Bashkinë Bulqizë.

🇦🇱Festimet e 28-29 nëntorit kanë vijuar sërish sot me një program të përgatitur enkas nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Bashkinë Bulqizë.🇦🇱
Pas dy ditësh festime nga fëmijët e kopshteve dhe klasave parashkollore në institucionet arsimore të qytetit, talentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve sollën një tjetër atmosferë festive në qytet.
Në prani të prindërve dhe shumë qytetarëve të tjerë, ata interpretuan këngë, valle popullore, si dhe i recituan të gjithë atyre që jetën e tyre ia dedikuan dashurisë për atdheun dhe lirisë së tij.
Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Pallatit të Kulturës në Bashkinë Bulqizë, nën kujdesin e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Ardhja e festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit ka sjellë edhe organizimin e disa aktiviteteve në Bashkinë e Bulqizës.

🇦🇱🇦🇱Festat e nëntorit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupeve parashkollore në shkollat 9-vjeçare“Xhevdet Doda”dhe”Shefqet Tançi”🇦🇱
🇦🇱Përmes këngëve dhe recitimeve, vogëlushët shprehën sipas mënyrës së tyre dashurinë për atdheun dhe vlerësimin ndaj figurave historike, patriotëve shqiptarë dhe dëshmorë të shumtë që sakrifikuan jetën për pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë.🇦🇱
🇦🇱Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Pallatit të Kulturës në Bashkinë Bulqizë, nën kujdesin e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.🇦🇱

AlbaniaUSA