Dëmet e shkaktuara nga tërmeti; Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla kërkon objektivitet në vlerësimin e grupeve të punës.

Analiza e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike të para disa ditëve në territorin e bashkisë Bulqizë ishte në qendër të diskutimeve në një takim të zhvilluar në mjediset e Bashkisë. Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla dhe Prefekti i Qarkut Dibër, z.Nexhbedin Shehu.
Gjatë takimit, grupet e punës raportuan për gjendjen dhe punën e bërë deri në këto moment.
Kryetari i Bashkisë së bashku me prefektin u kërkuan grupeve të punës që të verifikojnë me përpikmëri çdo ankesë, si edhe të jenë sa më objektivë, në mënyrë që të planifikimi për të ndihmuar banorët të nisë nga aty ku ka vërtetë dhe më shumë nevojë.

Kryetari i Bashkisë, z.Lefter Alla, ka vijuar me dëgjesën publike me të rinjtë e qytetit, e zhvilluar kjo në kuadër të diskutimeve që po bëhen rreth projekt-buxhetit të vitit 2022.

Kryetari i Bashkisë, z.Lefter Alla, ka vijuar me dëgjesën publike me të rinjtë e qytetit, e zhvilluar kjo në kuadër të diskutimeve që po bëhen rreth projekt-buxhetit të vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij, z.Alla siguroi pjesëmarrësit se çdo kërkesë apo sugjerim i kujtdo qoftë, nga Martaneshi apo Shupenza, nga Ostreni, Trebishti a Zerqani, apo nga Bulqiza, Fushë-Bulqiza e Gjorica, do të vlerësohet me seriozitet dhe vëmendje të shtuar, duke u përpjekur për të adresuar zgjidhje brenda të gjitha mundësive.

Duke vlerësuar rolin e të rinjve në shoqëri, z.Alla u shpreh se “kur bëhet fjalë për të rinjtë, përgjegjësia është akoma e më e madhe. E them këtë sepse ne sot kemi nevojë që t’ju mbajmë këtu, ku pasi të keni studiuar, të ktheheni, të punoni e të investoni në Bulqizë përmes të gjithë kapitalit tuaj intelektual dhe profesional. Është pikërisht kjo gjë që na nxit akoma më shumë drejt detyrimit tonë për ta kthyer Bulqizën në bashkinë që duam. Ne duam që qyteti ynë të jetë vatra e përbashkët, ku gjithsecili të mund të ushtrojë profesionin e tij.”

Në lidhje me planet e tij për pasurimin e jetës sociale të qytetit dhe rritjen e partneritetit me moshat e reja, kryebashkiaku Alla vlerësoi se krahas nxitjes së projekteve start-up, ku bashkia do të mbështesë çdo iniciativë rinore për t’u zhvilluar në dimensione të ndryshme, qofshin këto biznese, guida turistike, apo ide që kërkojnë mbështetje, ai dhe të gjitha drejtoritë e bashkisë do të përpiqen të pasurojmë jetën sociale dhe kulturore të qytetit, si një domosdoshmëri kjo për shoqërinë e ditëve tona.

“Së bashku me kolegët e bashkisë kemi planifikuar një sërë aktivitetesh të tilla, për realizimin e të cilave tashmë kemi pothuajse të përfunduar edhe pallatin e kulturës. Punimet për fushën e sportit, edhe pse me vonesa të shumta deri më sot, këto për shumë arsye ku edhe ne kemi përgjegjësinë tonë, po ecin me ritme të shpejta dhe besoj se në pranverën e ardhshme do të jetë e gatshme që KF Bulqiza t’i zhvillojë ndeshjet këtu, mes sportdashësve të qytetit tonë.”, tha ndër të tjera z.Alla

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot një dëgjesë publike me banorë të qytetit, në kuadër kjo të përgatitjes së projekt-buxhetit të bashkisë për vitin 2022.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot një dëgjesë publike me banorë të qytetit, në kuadër kjo të përgatitjes së projekt-buxhetit të bashkisë për vitin 2022.
Dëgjesa nisi me prezantimin e disa videove, ku u shfaqën investimet kryesore që ka realizuar Bashkia Bulqizë gjatë këtyre dy viteve, nën drejtimin e z.Alla. Gjatë fjalës së tij, ai vuri theksin në synimet e tij për ta shndërruar Bulqizën nga një qytet i lënë pas dore nga pushteti vendor, në një qytet modern, që u përgjigjet kërkesa të qytetarëve për një jetë sa më bashkëkohore.
Z.Alla vuri theksin në disa projekte të cilat Bashkia Bulqizë po implementon, duke kujtuar që këto investime duhet të ishin planifikuar që në fillimin e ndërtimit të qytetit. “Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimet e ujërave të zeza duhet të ishin menduar që në krye të herës, kur u hodhën themelet e qytetit. Teksa sot ne duhet të angazhoheshim në përmirësimin e shërbimeve të tjera, fatkeqësisht jemi të detyruar të përmbyllim disa prej këtyre nevojave elementare, por të domosdoshme për qytetarët tanë”, tha z.Alla gjatë fjalës së tij.
Sipas kryebashkiakut Alla, me përfundimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, qyteti i vjetër do të marrë një formë krejt tjetër, pasi e gjithë infrastruktura rrugore do të ri-asfaltohet nga fillimi.
Nga ana tjetër, ai vuri theksin në dy projekte të rëndësishme, të cilat i vlerësoi si sfida të tij në drejtimin e bashkisë. “Më pëlqejnë sfidat dhe unë jam njeri i sfidave. Periudha në vijim do të më gjejë të angazhuar në dy sfida që do të ndryshojnë rrënjësisht jo vetëm pamjen e Bulqizës, por edhe jetën e banorëve tanë. E para është rikonstruksioni total i fasadave të të gjithë pallateve në të dyja lagjet e qytetit, ndërsa e dyta, kthimi në park i hapësirës midis dy lagjeve të qytetit, e cila aktualisht është kthyer në një lloj kënete.”, vijoi më tej kryebashkiaku Alla.
Të tjera projekte që z.Alla solli në vëmendje ishin rikonstruksioni i ish-kompleksit të punëtorëve në lagjen Gjeologu, investimet në sport me një fokus kryesor tek fusha e futbollit, një kompleks sportiv me fusha volejbolli, basketbolli, handball-i, një kënd lojërash për fëmijë, etj.

Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Bulqizë, u zhvillua mbledhja e Shtabit të Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile.

Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Bulqizë, u zhvillua mbledhja e Shtabit të Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile.
Në fokus të mbledhjes ishte diskutimi dhe ndërmarrja e të gjitha hapave të domosdoshme për përballimin e reshjeve gjatë dimrit.
Në fjalën e tij, Kryetari z.Lefter Alla kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave të Bashkisë për të shmangur çdo problematikë të mundshme që mund të burojë nga reshjet e stinës.
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të mëposhtëm të ditës:
1-Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla.
2-Informacioni mbi organizimin dhe funksionimin e Shtabit të Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile të Bashkisë Bulqizë për periudhën e dimrit 2021-2022. Përgjegjësi i sektorit të Mbrojtjes dhe emergjencave Civile, z.Flamur Jella.
3-Pyetje nga të pranishmit dhe diskutime.
4-Miratimi i Programit të punës për parandalimin, përballimin e situatës dimërore dhe situatave të mundshme emergjente gjatë dimrit 2021-2022.
5-Konluzionet e mbledhjes dhe dhënie detyrash nga Kryetari i Bashkisë.

AlbaniaUSA