Në Zerqan, duke festuar Sulltan Nevruzin mes banorëve të ardhur nga njësi të ndryshme

#Zerqan, duke festuar #SulltanNevruzin mes banorëve të ardhur nga njësi të ndryshme.🕌
Ëmbëlsirat dhe gatimet e shumta të prezantuara në panairin e ushqimeve të organizuar nga Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në #Valikardhë krijuan atmosferën 🌝e ditës së re, 🌞shpresës dhe 🌻ripërtëritjes, simbole të kësaj feste.
Padyshim që sot s’mund të mungonte🧁 hashurja, simboli i bereqetit dhe unitetit.

Ditë Vere në Bulqizë

Shumë qytetarë i janë bashkuar sot festimeve të organizuara nga Bashkia Bulqizë me rastin e Ditës së Verës.
Panair ushqimesh, vezët e Ditës së Verës, lojëra për fëmijë e të rritur, e gjithçka tjetër siç e do tradita e kësaj feste. Shumë fëmijë, të rinj e të reja u bënë pjesë e një sërë aktivitetesh të tjera sociale e kulturore. Ndërkohë,nxënësit e #GjimnazitRifatManjani përmes gatimeve tradicionale e kthyen këtë #DitëVere në të paharrueshme për pjesëmarrësit.
Aktivitetet u organizuan në mjediset e Shkollës “Ibrahim Daçi” Shupenzë.

“Gjyshe, gëzuar 8 marsin!”

“Gjyshe, gëzuar 8 marsin!”🥰
Ky ishte një nga aktivitetet më domethënëse të organizuara nga Bashkia Bulqizë, me rastin e 8 Marsit, festës së gruas.
Nën kujdesin e vetë Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, u organizua një koktej ku morën pjesë disa prej zonjave të nderuara të qytetit. Gjatë fjalës së tij kryetari Alla vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri, teksa i vlerësoi ato si gjysmën më të rëndësishme të saj. Me rastin e kësaj feste, ai shpërndau lule dhe disa dhurata për zonjat e pranishme në këtë aktivitet.

Arsimtarë e arsimdashës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë të Bulqizës u mblodhën sot në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Bulqizë me rastin e 7 marsit, festës së mësuesit.

Arsimtarë e arsimdashës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe qytetarë të Bulqizës u mblodhën sot në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Bulqizë me rastin e 7 marsit, festës së mësuesit.
Në këtë aktivitet, me moton “Një mësues i madh kap një dorë, hap një mendje dhe prek me zemër”, u vlerësua kontributi në edukimin e shumë brezave në Bulqizë i 18 mësuesve që kanë dalë në pension gjatë tre viteve të fundit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi figurën e mësuesit si të pazëvendësueshme për rolin që ka në shoqëri.
“Dy-tre vitet e fundit kanë qenë vite të vështira për mbarë shoqërinë globale. Vite pandemie të mbushura me frikë dhe paqartësi se ç’mund të sillte e nesërmja për gjithkënd. Por ju, me shumë sakrificë dhe përkushtim, e treguat edhe njëherë shenjtërinë e këtij profesioni. Me një përgjegjshmëri të pashoqe, e vazhduat punën duke rrezikuar gjithçka tuajën.
Ndaj, më lejoni që sot, me rastin e 7 marsit të shpreh mirënjohjen time ndaj gjithsecilit nga ju, ndaj mësuesve të mi nga klasa e parë e deri në përfundim të shkollimit tim, për çdo sakrificë që keni treguar dhe dashuri që keni përcjellë.”, tha ai ndër të tjera.
AlbaniaUSA