Qendra Shëndetësore në Peladhi, NjA Zerqan, pritet që të mbarojë së shpejti falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis Bashkisë Bulqizë dhe Projektit HAP të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Banorët e Peladhisë, do të kenë një qendër shëndetësore brenda të gjitha standardeve me një shërbim të denjë për ta.
Kjo është qendra e katërt shëndetësore që është rikonstruktuar tërësisht, pas punës së kryer në Gjuras, Çerenec i Poshtëm dhe Gjoricë.
Ndërkohë, vitin e ardhshëm janë parashikuar për rikonstruksion edhe rreth 10 qendra shëndetësore në mbarë Bulqizën.
Vështirë se gjen më të bukur👌
Mbrëmje të qetë nga #BulqizaJonë
Malet nën pëlhurën e dëborës, qielli nën pushtetin e reve dhe një diellë që rezaton pak ngroihëtsi në këto ditë dimri!
Këto janë karakteristikat e një ditë si kjo e sotmja në Bulqizë, ku reshjet e dëborës së rëna ditëve të fundit e kanë kthyer zonën në një peisazh pikturesk e shplodhës për syrin e vizitorëve.
Shërbimi Social në Bashkinë Bulqizë zhvilloi sot një marshim dhe takim sensibilizues kundër Dhunës më Bazë Gjinore.
Aktiviteteve iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Lefter Alla, i cili u shpreh se shoqëria në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti duhet të ndërgjegjësohen me pasojat e dhunës me bazë gjinore.
Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të nismës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës më Bazë Gjinore”, ku slogani i sivjetshëm ishte “#Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave, TANI!”
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, Deputeti i Qarkut Dibër z.Lavdrim Krrashi, Kryetarja e këshillit të qarkut Dibër znj.Valentina Haliti, përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të zonës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Alla u shpreh se rruga Ura e Serbinit – Shtushaj, ka qenë jo vetëm një premtim elektoral, por edhe një nga ëndrrat e kahershme të mbi 4️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ banorëve që jetojnë në këto fshatra. Sipas tij, duke iu bashkuar akseve të tjera kombëtare, Rrugës së Arbrit dhe asaj Ura e Çerenecit-Zgosht, kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e këtyre fshatrave drejt tregjeve kombëtare e rajonale.
Shumë prej banorëve u shprehën entuziast për ndërtimin e kësaj rruge, sipas të cilëve kjo ka qenë një ëndërr e kahershme dhe e parealizuar nga asnjë qeveri e mëparshme.
Kryetari Alla u shpreh se infrastruktura rrugore do të vijojë të jetë një nga prioritetet e punës së tij.