U zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak Bulqizë.

U zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme pjeserisht online e Këshillit Bashkiak Bulqizë ku i pranishem ishte edhe kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla dhe u miratua në mënyrë unanime, dhënia e titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë Znj. Luiza Gega
Kampione e Europës në Atletikë.

𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧 𝐕𝐨𝐜𝐢, sipërmarrës nga Bulqiza që përfitoi nga fondet e 𝐀𝐙𝐇𝐁𝐑 për të ndërtuar një nga pikat më të mëdha në zonën tonë për 𝘨𝘳𝘶𝘮𝘣𝘶𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘥𝘶𝘬𝘵𝘦𝘷𝘦 𝘮𝘦𝘥𝘪𝘤𝘪𝘯𝘢𝘭𝘦.

𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧 𝐕𝐨𝐜𝐢, sipërmarrës nga Bulqiza që përfitoi nga fondet e 𝐀𝐙𝐇𝐁𝐑 për të ndërtuar një nga pikat më të mëdha në zonën tonë për 𝘨𝘳𝘶𝘮𝘣𝘶𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘥𝘶𝘬𝘵𝘦𝘷𝘦 𝘮𝘦𝘥𝘪𝘤𝘪𝘯𝘢𝘭𝘦.
✅️Në më pak se një vit, Driloni ndërtoi këtë depo me rreth 9700 m3 hapësirë të brendshme dhe kapacitet rreth 20.000 ton, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që sigurojnë të ardhura përmes mbledhjes së bimëve mjekësore.
Shpresë plotë se sipërmarrësit nga Bulqiza do të ideojnë projekte të tjera për të përfituar nga fondet e 𝐀𝐙𝐇𝐁𝐑, një mundësi kjo e përkryer për të zhvilluar biznese të ndryshme.

Një dhuratë e shkëlqyer nga partneri ynë besnik #ShoqataVizionOJF për spitalin e Bulqizës

Një dhuratë e shkëlqyer nga partneri ynë besnik #ShoqataVizionOJF për spitalin e Bulqizës 👏
✅️Falë pajisjes së grafisë digjitale, nga më bashkëkohoret dhe e prodhuar në vitin 2022, qytetarët e Bulqizës do të marrin një shërbim të këtij lloji shumë më cilësor.
Mirënjohje ndaj #VizionOJF, e cila është angazhuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, fillimisht në ndërtimin e qendrave shëndetësore, dhe së fundmi edhe me pajisjen e grafisë digjitale!🙏
@VizionOJF

Është festuar sot 79 vjetori i çlirimit të Zerqanit ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Dibrës z.Nexhbedin Shehu, Deputeti z.Lavdrim Krrashi,veteranë të LANÇ, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

Është festuar sot 79 vjetori i çlirimit të Zerqanit ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Dibrës z.Nexhbedin Shehu, Deputeti z.Lavdrim Krrashi,veteranë të LANÇ, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Ndër të tjera, në fjalën e tij përshëndetëse, z.Alla u shpreh se “Janë këto ditë që do të edukojnë brezat e rinj me historitë e të parëve të tyre, për të kuptuar se nga kanë ardhur dhe për të zhvilluar vizionin e tyre drejt së ardhmes. Të rinjtë tanë duhet të mësojmë që të kthejnë kokën mbrapa e të shohin rrugën që është bërë për të ardhur deri në ditët ku jetojmë.”. Sipas tij, sot e themi me bindje të plotë, se lufta e patriotëve tanë ka qenë e drejtë, larg çdo interesi individual dhe larg çdo ideologjie. “Ndaj edhe ne do t’i përkujtojmë ata me respekt e mirënjohje të thellë, siç e meritojnë vetëm ata. Ata janë të lavdëruar edhe në librat e shenjtë, ky edhe vetë Zoti i përcakton si të pavdekshëm.”, vazhdoi z.Alla.
AlbaniaUSA