Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
✅#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin janar 2022.
✅#Vendim për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare.
✅#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për familjarët banesa e të cilëve është djegur.
✅#Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për znj.Emanuela Xholi.
✅#Vendim për miratimin e parashikimit të të ardhurave të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.
✅#Përmirësimi i sistemit të ujitjes në bujqësi.

Është përuruar sot hapja e qendrës së re shëndetësore në NjA Zerqan.

Është përuruar sot hapja e qendrës së re shëndetësore në NjA Zerqan.
Kjo qendër u ndërtua nga fillimi dhe është kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura për shërbime të kësaj natyre brenda të gjitha standardeve të nevojshme. Projekti u realizua falë financimit të Fondacionit Mirësia.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Drejtori i Fondacionit Mirësia për Zyrën e Ballkanit, z. Isa Edh Dhuadi, Drejtori i Fondacionit, z.Korab Kaja, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të sektorit të shëndetësisë, si edhe banorë të zonës.
Z.Alla shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të Fondacionit Mirësia, duke e vlerësuar partneritetin e tyre si shumë të rëndësishëm për nevojat e banorëve të Zerqanit.

Ka përfunduar investimi në qendrën shëndetësore të fshatit Çerenec i Poshtëm.

Ka përfunduar investimi në qendrën shëndetësore të fshatit Çerenec i Poshtëm.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka vizituar nga afër investimet në këtë qendër, e ndërtuar nga fillimi dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme dhe brenda të gjitha standardeve për këtë lloj shërbimi.
Kjo qendër u ndërtua falë partneritetit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e cila përmes #ProjektitHAP po bashkëpunon në ndërtimin e disa qendrave të ngjashme.
Gjatë vititt 2022, pritet që në bashkëpunim me partnerë të tjerë të ndërtohen edhe mbi 10 qendra të tjera shëndetësore në po kaq fshatra, kudo që ka nevojë për një shërbim të tillë.

Është festuar sot në Pallatin e Kulturës së qytetit 74 vjetori i krijimit të Minierës së Kromit në Bulqizë.

Është festuar sot në Pallatin e Kulturës së qytetit 74 vjetori i krijimit të Minierës së Kromit në Bulqizë.
Në këtë aktivitetet, krahas kryetarit të Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut Dibër z.Nexhbedin Shehu, deputetët znj.Aurora Mara dhe z.Lavdrim Krrashi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj.Valentina Doda, Administratori i Minierës z.Mikel Demçe, dhe shumë emra që kanë kontribuar në minierën e kromit, të cilët festuan dy festa njëkohësisht, 74 vjetorin e krijimit të minierës së kromit dhe lindjen e qytetit të Bulqizës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku Alla u shpreh se plot 74 vjet më parë, më 18 shkurt të vitit 1948, në Bulqizë u krijua miniera më e madhe në vendin tonë, e cila më pas ndikoi edhe në formësimin dhe urbanizimin e Bulqizës si qytet. “Ne sot festojmë dy festa, 74 vjetorin e krijimit të minierës së kromit dhe lindjen e qytetit të Bulqizës.”, tha Kryetari Alla.
Ndër të tjera ai vlerësoi kontributin e mijëra minatorëve bulqizakë, të cilët ndër vite i kanë dhënë kuptim minierës dhe qytetit tonë. “Sot, në këtë 74 vjetor, unë dëshiroj të jem i hapur me bashkëqytetarët e mi. Miniera e Bulqizës vërtet është një pasuri kombëtare, madje nga më të mëdhatë. Por, s’duhet harruar se ajo ka funksionuar dhe funksionon falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave bulqizake, të cilët kanë kontribuar më shumë se çdokush tjetër në të. Inxhinierët dhe minatorët e Minierës së kromit në Bulqizë janë heronjtë e vërtetë të kësaj pasurie.
Por nga ana tjetër, fatkeqësisht, edhe pse në një moment kur po festojmë një përvjetor të hapjes së kësaj miniere, unë s’mund të lë pa shprehur jo vetëm mirënjohjen time për të gjithë ata minatorë që ndër vite kanë humbur jetën në galeritë e kromit, por edhe detyrimet që ne të gjithë kemi ndaj këtyre minatorëve dhe familjeve të tyre, qoftë kjo qeveri qendrore apo vendore, duke përfshirë këtu edhe sipërmarrësit në këtë sektor.”, vijoi më tej Kryetari Alla.
Ai solli në vëmendje se në këtë 74 vjetor, në vitin 2022, padyshim që nevojitet një përpjekje më serioze në të gjitha dimensionet e saj, për të përmirësuar kushtet e minatorëve. “Ata meritojnë më shumë siguri pune, paga më të larta dhe trajtim dinjitoz, ngjashëm me modelet që praktikohen në vendet e zhvilluara.”, përfundoi ai.
Nga ana tjetër, gjatë aktivitetit u ndanë edhe certifikata mirënjohëse për disa nga inxhinierët, të cilët ndër vite kanë dhënë një kontribut të vyer në mbarëvajtjen e punës në galeritë e minierës së kromit.

AlbaniaUSA