Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka analizuar investimet e bëra në të gjithë Bulqizën gjatë vitit 2021.

2021 ishte sërish një vit që e gjeti Bashkinë Bulqizë në çdo njësi të saj, me investime
✅në hapjen dhe ndërtimin e rrugëve,
✅përmirësimin dhe ndërtimin e kanaleve ujitëse,
✅në përpjekjen për furnizim me ujë 24 orë,
✅në përmirësimin e shërbimeve
e shumë nevoja të tjera të banorëve anekënd Bulqizës.
Puna për Bulqizën që duam do të vazhdojë e mbështetur mbi tre shtylla kryesore:
▶️Zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale dhe ekonomike;
▶️Burimet natyrore, mjedisi i qëndrueshëm dhe zhvillimi rural;
▶️Shërbimet dhe infrastruktura bazë dhe sekondare.
Bashkë, për Bulqizën që duam!🌹

Bashkia Bulqiza ka vlerësuar sot 208 nxënësit më të mirë nga të gjitha shkollat që ndodhen në territorin e saj.

Bashkia Bulqiza ka vlerësuar sot 208 nxënësit më të mirë nga të gjitha shkollat që ndodhen në territorin e saj.

Janë 208 nxënës nga 8 njësitë administrative me rezultate ekselente për vitin 2021, të cilët u pajisën me certifikata dhe plaketa vlerësimi.
Aktiviteti u pasurua edhe nga programi festiv i përgatitur nga QKF, ku talentët bulqizakë performuan përmes recitimeve, këngëve dhe valleve tradicionale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla i vlerësoi më të mirët e vitit 2021 si një burim shpresë për të ardhmen e Bulqizës. “Ju sot morët vetëm një plaketë, e cila mund të jetë një nga shumë sukseset tuaja në jetë. Por padyshim ajo do të jetë një kujtim, që çdo herë do t’u sjellë në mendje vendlindjen tuaj dhe rikthimin këtu për të punuar e investuar si profesionistë e sipërmarrës në fusha të ndryshme.”, u shpreh ndër të tjera Kryetari Alla.

Bashkia Bulqizë falenderon gjithashtu kompaninë e sigurimeve Albsig, si partnere në organizimin e këtij aktiviteti.

Kopshti Bim Bam Bum në bashkëpunim me Qendrën Helen Doron English dhuruan për fëmijët e Bashkisë Bulqizë 98 pako me dhurata.

#DhjetoriFestave🎄🌲

Kopshti #BimBamBum në bashkëpunim me #QendrënHelenDoronEnglish dhuruan për fëmijët e Bashkisë Bulqizë 98_pako me dhurata.

Veç shpërndarjes mësueset e BBB dhe Qendres Helen Doron English, kanë organizuar edhe një aktivitet me lojra, këngë e kërcim.
#children #kindergarten
#KopshtiBimBamBum
#QendraHelenDoronEnglish
#BashkiaBulqizë

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Bulqizë shpërndau sot dhurata për 91 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative.

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Bulqizë shpërndau sot dhurata për 91 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative.

Dhuratat e u mundësuan nga Këshilli i Qarkut Dibër, kryetarja e të cilit znj.Valentina Haliti shprehu urimet më të mira për vitin e ri për fëmijët dhe familjarët e tyre që morën pjesë në këtë aktivitet.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi se dhjetori është muaji i festave, atmosfera e të cilave duhet të ndihet tek çdo fëmijë dhe çdo familje.

AlbaniaUSA