Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë miratoi sot Buxhetin për vitin 2022.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë miratoi sot Buxhetin për vitin 2022.
Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla bëri një përmbledhje të punës së bashkisë gjatë drejtimit të tij, dhe më pas prezantoi prioritetet për vitin 2022.

Z.Alla theksoi se gjatë këtyre 30 muajve në krye të bashkisë, një nga pikësynimet e tij më kryesore ka qenë racionalizimi i çdo qindarke të buxhetit për nevojat më emergjente të qytetarëve . “Gjatë kësaj periudhe prioritetet tona kanë qenë të qarta: (1) nxitja e zhvillimit ekonomik, (2) rritja e aksesit drejt zonave të turizmit dhe shërbimeve bazë, (3) si edhe nxjerrja nga izolimi i zonave të thella të Bashkisë tonë.”, tha ndër të tjera kryetari Alla.

Z.Alla falënderoi anëtarët e Këshillit Bashkiak për angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe në rikonstruksionin, hapjen dhe ndërtimin e mbi 200 km rrugë në mbarë territorin e bashkisë, të mbi 190 km kanale ujitëse, shumë qendrave shëndetësore, etj.

Më tej ai theksoi se “gjatë vitit të ardhshëm do të këmbëngulë edhe në rritjen e bashkëpunimit të Bashkisë me partnerë të ndryshëm lokal, qofshin biznese apo iniciative individuale e në grup, për krijimin e një klime pozitive brenda territorit të bashkisë sonë, si edhe për nxitjen e sipërmarrjeve për zhvillimin e biznesit dhe promovimin e turizmit.” “Ne kemi një numër të madh me monumente kulture e natyrore, për shfrytëzimin e të cilave duhet domosdoshmërisht përmirësimi i infrastrukturës rrugore. “ vijoi ai.

Ndërsa presa i përket sektorit të menaxhimit të mbetjeve urbane ku në zbatim të ligjit 10463, date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, çdo njësi e qeverisjes vendore apo grup njësish të qeverisjes vendore harton planin vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve për territorin që ka nën juridiksion, Kryebashkiaku Alla tha se Bashkia ka planifikuar në buxhetin 2022 një zë të posaçëm, kosto e cila përfshin ofrimin e shërbimit për të gjitha familjet dhe bizneset në territorin e saj.

Pas diskutimeve që vijuan gjatë takimit, Këshilli Bashkiak miratoi Buxhetin e Bashkisë Bulqizë për vitin 2022.

Festat e fundvitit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupit parashkollore në shkollën 9-vjeçare“Ibrahim Daçi”

NjA Shupenzë
#VitiiRi2022🎅🏼
Nisin festimet ☃️🎉 për mbërritjen e vitit të ri 2022🎊
Festat e fundvitit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupit parashkollore në shkollën 9-vjeçare“Ibrahim Daçi”
Ku pëmes recitimeve dhe këngës urojnë #GezuarVitinERi2022

#FëmijëtEKopshtit👦👧
#GëzuarVitinERi🎄🎊🌲

Nisin festimet  për mbërritjen e vitit të ri 2022

#VitiiRi2022🎅🏼
Nisin festimet ☃️🎉 për mbërritjen e vitit të ri 2022🎊
Festat e fundvitit janë pritur me performancën e talenteve të vegjël të grupeve parashkollore në shkollat 9-vjeçare “Xhevdet Doda” dhe ”Shefqet Tançi”.
Përmes këngëve dhe recitimeve, vogëlushët shprehën urimet e tyre për këto festa.
Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Pallatit të Kulturës në Bashkinë Bulqizë, nën kujdesin e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
#FëmijëtParashkollor👦👧
#GëzuarVitinERi🎄🎊🌲

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën mori pjesë edhe kryebashkiaku z.Lefter Alla.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën mori pjesë edhe kryebashkiaku z.Lefter Alla.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:

#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin nëntor 2021”.

#Vendim “ Për miratimin e paketës fiskale për vitin 2022 ”.

#Vendim “ Për një rishikim në vkb nr 193 datë 23.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2021 ”.

#Vendim “ Për një shtesë në vkb nr 193 datë 23.12.2020 ‘Për miratimnin e buxhetit të bashkisë për vitin 2021 ”.

#Vendim“ Për miratimin e pagave dhe numrit të përgjithshëm të punonjësve të administratës së bashkisë Bulqizë dhe njësive shpënzuese në varësi të bashkisë Bulqizë për vitin 2022 ”.

#Vendim “ Për një ndryshim në vkb nr 90 datë 26.02.2021 “Për miratimin e listës së pronave të paluajtshme publike që transferohen në pronësi të Bashkisë Bulqizë ”.

#Vendim “ Për dhënien e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike,banorë të bashkisë Bulqizë për vitin shkollor 2021-2022 “.

#Miratimi i buxhetit të Këshillit Bashkiak Bulqizë dhe plani vjetor i punës për vitin 2022

AlbaniaUSA